BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Brovina në bisedë informative për fotografinë e përdhunimit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka nisur intervistimin në stacionin policor në Prishtinë, lidhur me fotografitë e prezantuara dje në Kuvendin e Kosovës.

Prishtinë, 17 maj 2019 (MIA) – Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka nisur intervistimin në stacionin policor në Prishtinë, lidhur me fotografitë e prezantuara dje në Kuvendin e Kosovës.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina Brovina dje i prezantoi dy fotografi të cilat tha se janë bërë gjatë luftës në Kosovë, ku në njërën prej tyre shihej një femër duke u dhunuar.

Brovina tha para mediave se e njihte gruan që u dhunua nga ushtarët serb. Ajo është 35 vjeçare e cila në luftën e vitit 199 është përdhunuar nga tre ushtarë serbë, para syve të familjes së saj. Sipas deputetes së PDK-së qeveritare, fotografia është gjetur në aparatin fotografik të një ushtari tjetër serb, i cili ka marrë pjesë në ngjarje.

Kurse, më vonë në media u raportua se fotoja është bërë nga një video pornografike në Irak. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close