EvropëEvropë.Portal

Britania e Madhe pothuajse ka hequr dorë nga shpresa për marrëveshjen për Bregzitin

Qeveria britanike pret që tregtia e ardhshme me BE-në të zbatohet sipas rregullave të Organizatës Tregtare Botërore, pa u arritur marrëveshje, shkruan gazeta britanike "Telegraf". 

Londër, 22 korrik 2020 (MIA) – Qeveria britanike pret që tregtia e ardhshme me BE-në të zbatohet sipas rregullave të Organizatës Tregtare Botërore, pa u arritur marrëveshje, shkruan gazeta britanike “Telegraf”.

Ministrat konsiderojnë se Londra dhe Brukseli nuk do të arrijnë të nënshkruajnë marrëveshje për marrëdhënie e tyre tregtare pas Bregzitit. Në pikëpyetje janë ditë deri te skadimi i afatit në të cilin kryeministri britanik Boris Xhonson mund të kërkojë vazhdim të afatit për negociata. Negociatorët britanikë dhe evropianë të hënën e filluan raundin e fundit të bisedimeve për çështjet kryesore, siç janë të drejtat për peshkim dhe roli i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Sipas burimeve të larta, nuk pritet të nënshkruhet marrëveshje, edhe pse është e mundur të arrihet marrëveshje “themelore” në vjeshtë, nëse BE-ja tërhiqet nga pozicionet e tanishme. Pasi Britania e Madhe e braktisi BE-në më 31 janar të këtij viti, marrëdhëniet e saj me bllokun ishin rregulluar nga marrëveshjet paraprake, të cilat i mbajnë rregullat paraprake derisa nuk arrihet marrëveshje e re, përkujton gazeta britanike “Independent”.

Xhonsoni të hënën deklaroi se Britania e Madhe do të negociojë për marrëdhëniet e ardhshme në mënyrë konstruktive, duke theksuar se Londra nuk është e gatshme të heqë dorë nga të drejtat e saj si shtet i pavarur. Javën e kaluar, qendra për analiza paralajmëroi se një numër i madh i kompanive britanike nuk janë të gatshme për pasojat nga Bregziti pa marrëveshje, veçanërisht pas krizës me koronavirusin. Sipas Institutit për Menaxhim, tre prej pesë kompanive ende nuk kanë filluar të përgatiten për fundin e periudhës kalimtare. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close