EvropëEvropë.Portal

Britania e Madhe e hoqi karantinën për udhëtarë nga 75 vende

Qeveria britanike hoqi dorë nga plani për vendosje të urave ajrore dhe do ta heqë karantinën e detyrueshme për udhëtarë nga 75 vende, lajmëroi sot "Telegraf".

Londër, 2 korrik 2020 (MIA) – Qeveria britanike hoqi dorë nga plani për vendosje të urave ajrore dhe do ta heqë karantinën e detyrueshme për udhëtarë nga 75 vende, lajmëroi sot “Telegraf”.

“Telegraf”-i shkruan se Britania e Madhe së shpejti do ta heqë ndalesën për udhëtime të cilat nuk janë të domosdoshme për pothuajse të gjitha destinacionet në BE, territoret britanike Bermuda dhe Gjibraltar, si dhe Turqi, Tajlandë, Australi dhe Zelandë e Re.

“Siç thamë paraprakisht këtë javë, do t’i lehtësojmë masat shëndetësore të kufirit dhe do t’u mundësojmë udhëtarëve nga disa vende dhe territore të caktuara të hyjnë pa obligim për vetëizolim”, tha zëdhënësi i kryeministrit Boris Xhonson.

Britania e Madhe të premten e kaluar kumtoi se do ta heqë karantinën e obligueshme dyjavore për njerëzit që arrijnë nga vende si Franca, Greqia dhe Spanja. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close