EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Britania e Madhe dëshiron marrëdhënie miqësore me BE-në pas Bregzitit

Britania e Madhe dëshiron që marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian të bazohen në bashkëpunim miqësor, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Xhonson, i cituar nga mediat britanike.

Londër, 21 janar 2020 (MIA) – Britania e Madhe dëshiron që marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian të bazohen në bashkëpunim miqësor, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Xhonson, i cituar nga mediat britanike.

Këtë e tha në përgjigjen për raportin në të cilin shkruan se Britania e Madhe mund të ndëshkohet nëse i shkel kushtet e marrëveshjes së ardhshme tregtare me BE-në, transmeton BTA.

Paraprakisht gazeta “Fajneshëll tajms” ka shkruar se planet që dje ishin prezantuar nga Komisioni Evropian, theksojnë se mendimi se Britania e Madhe mund të ndëshkohet apo ta humbasë qasjen e saj preferenciale te tregu u BE-së nëse i shkel kushtet të marrëveshjes së ardhshme për marrëdhënie dypalëshe.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik, gjithashtu, tha se Qeveria do të përpiqet të refuzojë çfarëdo ndryshime,  që do t’i vendosë në marrëveshjen për divorc me BE-në para Dhomës së Lordëve, Dhomës së Lartë të Parlamentit.

Back to top button
Close
Close