BotëBotë.Portal

Brifing në Kongres për akuzat se Rusia paguan për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Afganistan

- Shefat e shërbimeve të inteligjencës së SHBA-së mbajtën brifing të besueshëm me liderët e Kongresit të SHBA-së, të cilët kërkonin raport për vlerësim të zbulimit se Rusia ofron kompensim në të holla për vrasjet e ushtarëve amerikanë në Afganistan

Uashington, 3 korrik 2020 (MIA) – Shefat e shërbimeve të inteligjencës së SHBA-së mbajtën brifing të besueshëm me liderët e Kongresit të SHBA-së, të cilët kërkonin raport për vlerësim të zbulimit se Rusia ofron kompensim në të holla për vrasjet e ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Përfaqësuesit e lartë të shërbimeve të zbulimit, përfshirë edhe drejtoreshën kryesore të CIA-s, Xhina Haspel dhe drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Zbulimit, Xhon Ratklif, kishin brifing pas dyerve të mbyllura për një grup të politikanëve të quajtur “Banda tetëanëtarëshe” e përbërë nga lideri i shumicës në Senat, Miç Mekonell, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelosi dhe republikanët dhe demokratët më të lartë nda dy bordet për mbikëqyrje të shërbimeve të zbulimit.

Para takimit, Pelosi theksoi se shpreson se republikanët në brifing të jenë të “hapur për të vërtetën” dhe kërkoi sanksione shtesë kundër Rusisë.

Shtëpia e Bardhë insiston për atë se Trampi nuk është i njoftuar me atë vlerësim sepse nuk është verifikuar, edhe pse është herët që të konfirmohen disa zbulues pa fije dyshimi, para se të shfaqet para bartësve të lartë të vendimeve.

“Shtëpia e Bardhë mashtroi duke thënë se ky vlerësim nuk është dinjitoz për vëmendjen e presidentit” sepse nuk ishte nënshkruar nga të gjitha agjencitë e zbulimit”, shtoi Pelosi.

Trampi është nën presion të madh që të bëjë të ditur se si SHBA-ja do t’i përgjigjet Rusisë ose nëse jo. Por, ai jo vetëm që nuk e bën këtë, por e nënçmon edhe shërbimin e zbulimit, duke i quajtur publikisht “lajme të rreme” që kanë për qëllim ta dëmtojnë atë dhe Partinë Republikane.

Paraprakisht, në një letër të përbashkët të Pelosit dhe liderit të demokratëve në Senat, Xhak Xhamer e akuzuan se Trampi e minimalizon kërcënimin dhe se nuk lëshon pe sa i përket Rusisë.

Ata bënë të ditur se secili kërcënim për forcat amerikane të armatosura duhet të hetohet pa kompromis.

Trampi raportin e shërbimeve amerikane të inteligjencës e quajti “mashtrim” dhe nuk dëshiron të deklarohet se pse SHBA-ja nuk ka reaguar zyrtarisht.

“Forcat tona të armatosura do ta kishin më mirë nëse presidenti Tramp më shumë kohë do t’i kushtonte leximit të raporteve ditore, ndërsa më pak do të merrej me planifikim të paradave ushtarake ose mbrojtjes të trashëgimisë raciste”, bëhet e ditur në kumtesën e përbashkët të Pelosit dhe Xhamer.

Senatori Pat Tumi, republikan, i bëri thirrje Qeverisë që t’i njoftojë të gjithë senatorët dhe “nëse vijnë në përfundim se Rusia ka ofruar para për vrasjen e ushtarëve amerikanë, nevojitet përgjigje e fuqishme amerikane për një afat të shkurtër”, përderisa republikanët tjerë besojnë në përgjigjen e Qeverisë dhe e mbrojnë Trampin. fc/

 

Таг
Back to top button
Close
Close