0_Magazinë.PortalSkena

Bredi Piti si parashikues i motit te Xhon Krasinski (video)

Ylli i Hollivudit Bred Pit u paraqit si parashikues i motit në shoun e njohur "Disa lajme të mira" të Xhon Krasinski.

Los-Anxhelos, 22 prill (MIA) – Ylli i Hollivudit Bred Pit u paraqit si parashikues i motit në shoun e njohur “Disa lajme të mira” të Xhon Krasinski.

Fituesi i Oskarit  i “Na ishte njëherë në Hollivud” u përgjigj nga ballkoni i tij se si ishte moti tek ai.

“Moti … Hmm … Duket mirë, ishte vlerësimi i shkurtër i Bredit, në stilin e tij, në “thirrjen live” që zgjati disa sekonda.

Internet-emisioni i Krasinski, si një ide themelore, synon të publikojë vetëm lajme të mira. Më tërheqëse për shikuesit, duket se janë “paraqitjet surprizuese të miqve” të yjeve me famë botërore. Deri më tani, janë shfaqur katër emisione, por kanali Jutjub aktualisht ka më shumë se dy milionë abonentë.

Midis të ftuarve të tjerë me famë botërore në emision, deri më tani ishin Bili Ajlish me vëllanë e saj, “Xhonas braders”, si dhe komediani Stiv Karel, me të cilin Krasinski aktroi në tv-serialin “Zyra”. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close