BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Brazil: Ulet numri i vrasjeve të qytetarëve, rritet i policëve

Numri i vrasjeve në Rio-de-Zhanejro është ulur në nivel më të ulët për 20 vjet. Në të njëjtën kohë, dukshëm është rritur numri i vrasjeve të policëve.

Rio-de-Zhanejro, 23 janar 2020 (MIA) – Numri i vrasjeve në Rio-de-Zhanejro është ulur në nivel më të ulët për 20 vjet. Në të njëjtën kohë, dukshëm është rritur numri i vrasjeve të policëve.

Në Ri–de-Zhanejro, një ndër shtetet  në Brazil, numri i vrasjeve është ulur në nivel më të ulët për 20 vjet, sipas mediave britanike.

Sipas Byrosë Kombëtare për Siguri Publike (ISP), 3.995 vetëvrasje janë kryer në Rio-de-Zhanejro në vitin 2019, derisa 4.950 kanë humbur jetën në vitin 2018.

Guvernatori i Rio-de-Zhanejros, Uillson Uitzel përkujtoi se nga 1 janari i vitit 2019 po ndërmerren masa më të fuqishme për luftë kundër krimit, duke shtuar se vrasjet janë ulur falë masave  policore.

Edhe pse është ulur numri i vrasjeve, organizatat për të drejtat e njeriut janë të shqetësuara për numrin e madh të policëve, të cilët kanë humbur jetën në operacionet policore.

Back to top button
Close
Close