0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

Brajant hyn në Sallën e të famshmëve

Kobi Brajant do të pranohet në Sallën e të famshmëve të Asociacionit nacional të basketbollit në Springfilld, Masaçusets, edhe këtë vit, sipas gazetarit Shams Çarania nga "Atletik", duke iu referuar kryetarit të Bordit të drejtuesve të "sallës" - Xheri Kolanxhelo.

Springfilld, 27 janar 2020 (MIA) – Kobi Brajant do të pranohet në Sallën e të famshmëve të Asociacionit nacional të basketbollit në Springfilld, Masaçusets, edhe këtë vit, sipas gazetarit Shams Çarania nga “Atletik”, duke iu referuar kryetarit të Bordit të drejtuesve të “sallës” – Xheri Kolanxhelo.

“Kobi do të pranohet që gjatë votimit të parë. Pres ky të jetë viti më legjendar për Sallën e të famshmëve, sepse në këtë klasë ndodhet Tim Dankan dhe Kevin Garnet. Kobi do të nderohet ashtu siç meriton”, thotë Kolanxhelo.

Kobi Brajant humbi jetën dje në fatkeqësi helikopteri në një paralagje të Los Angjelosit me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë persona të tjerë. Brajant ishte 41-vjeçar.

Në fund të vitit 2019 Brajant u nominua për vend në Sallën e të famshmëve në vitin 2020. Përveç emrave të Dankan dhe Garnet, në listë ndodhen edhe Kris Bosh, Shon Merion, Majkëll Finli, Mark Itan, Bak Uilliams, Toni Kukoç, Beki Hamon, Suin Kesh dhe Tamika Kaçings.

Emrat e finalistëve për vend në Sallën e të famshmëve do të publikohen më 14 shkurt gjatë fundjavës “Oll-star”, ndërsa kush prej tyre do të marrë vend në panteonin e kolosëve të basketbollit, do të bëhet e qartë në fillim të prillit.

Ceremonia është caktuar për më 29 gusht të vitit 2020. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close