BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderSvet.Slajder

BQE: Bullgaria dhe Kroacia duhet të bëjnë më shumë para se ta pranojnë euron

Bullgaria dhe Kroacia ende kanë shumë punë për stabilizimin e ekonomive të tyre dhe përmirësimin e institucioneve të tyre, para se ta pranojnë euron, deklaroi anëtari i bordit të Bankës Qendrore Evropiane, Fabio Paneta.

Frankfurt, 13 korrik 2020 (MIA) – Bullgaria dhe Kroacia ende kanë shumë punë për stabilizimin e ekonomive të tyre dhe përmirësimin e institucioneve të tyre, para se ta pranojnë euron, deklaroi anëtari i bordit të Bankës Qendrore Evropiane, Fabio Paneta.

Reformat, e ndërmarra nga të dyja vendet nuk do t’i korrigjojnë të gjitha pabarazitë dhe shqetësimin para të cilave përballen, dhe nevojitet përparim më i madh për përmirësimin e menaxhimit, kornizën e tyre juridike dhe cilësinë e plotë të institucioneve, deklaroi Paneta në fjalimin e transmetuar nga mediat britanike.

Të dyja shtetet të premten u pranuan në mekanizmin ERM-2, dhomën e pritjes për hyrje në Eurozonë, dhe mund të bashkëngjiten ndaj valutës së Unionit në vitin 2023. ar/

Back to top button
Close
Close