0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

BP: Të gjitha masat që i ndërmorëm ndaj Bankës “Eurostandard” janë për mbrojtjen e depozituesve

 Qytetarët duhet të jenë të qetë - sistemi bankar është dhe mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt. Janë të qëndrueshme dhe të sigurta të gjitha bankat e tjera, si dhe kursimoret. Të gjitha masat të cilat i ka ndërmarrë Banka Popullore ndaj Bankës "Eurostandard" SHA Shkup janë për mbrojtjen e depozituesve të bankës, bëri të ditur BPRMV-së. 

Shkup, 15 gusht 2020 (MIA) – Qytetarët duhet të jenë të qetë – sistemi bankar është dhe mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt. Janë të qëndrueshme dhe të sigurta të gjitha bankat e tjera, si dhe kursimoret. Të gjitha masat të cilat i ka ndërmarrë Banka Popullore ndaj Bankës “Eurostandard” SHA Shkup janë për mbrojtjen e depozituesve të bankës, bëri të ditur BPRMV-së.

Banka në kumtesë thekson se me kufizimin e kreditimit janë mbrojtur depozitat e depozituesve.

“Nëse nuk do të ishte bërë kjo, banka, depozitat e qytetarëve dhe kompanive do të mundte t’i plasojë në kredi, ndërsa pa pasur kapital të mjaftueshëm. Banka Popullore duhej edhe në këtë mënyrë  t’i mbrojë qytetarët dhe kompanitë – depozitues të Bankës Eurostandard dhe e bëri këtë”, theksohet në kumtesë.

Banka Popullore thekson se pronarët kanë detyrim ligjor të sigurojnë kapital për mbulimin e humbjeve të bankës.

Banka Popullore është institucion i pavarur dhe gjatë kryerjes së qëllimeve dhe detyrave të veta të përcaktuara me ligj e cila në punën e vet udhëhiqet ekskluzivisht nga ligjet të cilat në mënyrë të barabartë vlejnë për të gjithë, shtohet në kumtesë.

Nga Banka popullore theksuan se të gjitha masat të cilat i kanë ndërmarrë kanë qenë në drejtim të mos lejohet që Banka Eurostandard  që përsëri të marrë rreziqe, ndërsa pa kapital përkatës për mbulimin e tyre, të cilat do të ishin në dëm dhe depozituesve dhe kreditorëve. ar/

Back to top button
Close
Close