E përzgjedhur

Bota po shqyrton dy lloje të aplikacioneve për ndjekjen e kontakteve

Vendet në të gjithë botën po zhvillojnë aplikacione smartfon për të kufizuar përhapjen e koronavirusit dhe për të lehtësuar masat e izolimit.

11 maj 2020

Al Xhezira

Vendet në të gjithë botën po zhvillojnë aplikacione smartfon për të kufizuar përhapjen e koronavirusit dhe për të lehtësuar masat e izolimit.

Këto aplikacione mbledhin informacione që duhet të paralajmërojnë njerëzit nëse ekziston rreziku i përhapjes së infeksionit dhe nëse ata duhet të izolohen.

Javët e fundit, bota është ndarë midis dy llojeve të ndryshme të aplikacioneve – të centralizuara dhe të decentralizuara.

Të dy llojet përdorin sinjale Bluetooth për të regjistruar kur pronarët e smartfoneve janë afër njëri-tjetrit, në mënyrë që nëse dikush zhvillon simptoma të sëmundjes Covid-19, përdoruesit e tjerë mund të marrin një paralajmërim se ata janë në rrezik.

Modeli i centralizuar dhe i decentralizuar

Sipas modelit të centralizuar, të dhënat anonime të mbledhura transferohen në një server të largët, ku, nëse dikush fillon të zhvillojë simptoma të Kovid-19, gjenden takimet me kontaktet e tjera.

Në të kundërt, një model i decentralizuar lejon përdoruesit të kenë më shumë kontroll mbi informacionin duke e ruajtur atë në telefon, ku gjenden takimet me njerëzit që mund të kenë qenë të infektuar nga virusi.

Ky është një model i promovuar nga Google, Apple dhe konsorciumi ndërkombëtar.

Të dy modelet kanë mbështetësit e tyre.

Përkrahësit e modelit të centralizuar thonë se kjo mund t’u japë autoriteteve një pasqyrë më të qartë për përhapjen e virusit dhe suksesin e aplikimit.

Përkrahësit e moelit të decentralizuar thonë se u ofron përdoruesve një shkallë më të madhe të intimitetit duke mos lejuar hakerat ose shtetin të zbulojnë kontaktet e tyre sociale.

Në fakt, në këtë fazë të dy versionet janë të pakonfirmuara.

Koreja e Jugut, e konsideruar si një nga vendet më të suksesshme në luftën kundër koronavirusit dhe sëmundjes Kovid-19, ka arritur ta bëjë këtë pa një aplikim për ndjekjen e kontakteve.

Por vendi po përdor mjete të tjera të mbikëqyrjes, të cilat shumica I llogarisin si invazive.

Shumë vetë preferojnë njësoj si Apple ashtu edhe Google

Aksesi i centralizuar ishte pionier.

Ndër aplikacionet e para ishte TraceTogether, e përdorur në Singapor.

Bazuar në të, janë zhvilluar aplikacionet CovidSafe, të përdorura në Australi dhe CoronaApp, në Kolumbi.

Franca po mendon të nisë aplikacionin e saj StopCovid.

Norvegjia tashmë ka miratuar një model të centralizuar për aplikacionin e saj Smittestopp dhe një akses të ngjashëm ndjekës përdoret edhe nga aplikacioni indian Aaroia Setu.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu përdor një aplikacion të centralizuar.

Apple dhe Google janë duke punuar në aplikacionin e tyre, të njohur si API dhe shumë vende preferojnë këtë sistem.

Këtu përfshihen Gjermania, Polonia, Italia, Zvicra, Austria, Letonia, Estonia, Finlanda, Irlanda, Kanadaja….

Viruset nuk i respektojnë kufijtë

Deputetët e Luksemburgut së shpejti do të votojnë për një akses të decentralizuar, po ashtu edhe  Greqia pritet të marrë një qëndrim të ngjashëm.

Pse e gjithë kjo është e rëndësishme?

Është e mundur që të paraqitet një problem në komunikimin midis dy llojeve të ndryshme të sistemeve.

“Arsyeja kryesore është se sistemet e centralizuara kërkojnë nga ju që të tregoni njerëzit me të cilët keni pasur kontakt ose i keni parë, ndërsa sistemeve të decentralizuara nuk u duhen këto të dhëna, kështu që ato nuk funksionojnë mirë së bashku,” sqaron Majkëll Uill nga DP3T, i cili mbështet një sistem të ngjashëm me Apple dhe Google.

“Pra, nëse aplikacionet i konsiderojmë të rëndësishme për të zvogëluar masat e izolimit, atëherë po eliminojmë mundësinë që virusi të gjurmohet kur ai kalon kufijtë dhe viruset nuk i respektojnë kufijtë,” konkludon Uill. mp/

Таг
Back to top button
Close
Close