BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Borrell: Shpresoj për një hap të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot i njoftoi Ministrat e Jashtëm të BE-së për vazhdimin e dialogut Prishtinë - Beograd, duke theksuar se ai shpreson që në takimin e ardhshëm të ketë "hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Bruksel, 13 korrik 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot i njoftoi Ministrat e Jashtëm të BE-së për vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd, duke theksuar se ai shpreson që në takimin e ardhshëm të ketë “hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Unë jam i kënaqur që mund të publikoj që dialogu Beograd-Prishtinë po lëviz përsëri dhe se bisedimet që filluan të dielën do të vazhdojnë me një takim të dytë të enjten. “Ne kemi një agjendë dhe marrëveshje të gjerë për atë për të cilën duhet të flasim në mënyrë që të arrihet një marrëveshje juridikisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi Borell.

Ai shtoi se BE-ja dhe përfaqësuesi special Mirosllav Lajçak “bënë një punë të mirë” për vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd.

Lajçak pas videotakimit të djeshëm midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti deklaroi se “dialogu është përsëri në rrugën e duhur” pas një ndërprerje 20-mujore.

Një takim fizik mes Vuçiqit dhe Hotit është planifikuar të enjten në Bruksel. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close