0_Web_AktualeEvropëKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Borrell dënoi racizmin dhe brutalitetin policor në SHBA

Shefi i diplomacisë evropiane, Xhosep Borrell ka folur për zhvillimet në SHBA gjatë javës së kaluar, duke cekur se BE-ja e dënon racizmin dhe dhunën, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 2 qershor 2020 (MIA) – Shefi i diplomacisë evropiane, Xhosep Borrell ka folur për zhvillimet në SHBA gjatë javës së kaluar, duke cekur se BE-ja e dënon racizmin dhe dhunën, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Afrikano-amerikani Xhorxh Flojd, i cili u vra nga policia amerikane para një jave, ka shkaktuar trazira në SHBA dhe protesta mbarë botën, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund brutalitetit të policisë kundër afrikano-amerikanëve.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Xhosep Borrell, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se “këtu në Evropë i duam njerëzit nga SHBA-ja” dhe se Evropa është “e tronditur dhe e tmerruar” nga vdekja e Xhorxh Flojdit.

“Të gjitha shoqëritë duhet të jenë të kujdesshme kur bëhet fjalë për përdorimin e tepërt të forcës, veçanërisht shoqëritë e bazuara në sundimin e ligjit, përfaqësimin demokratik dhe lirinë, njerëzit që janë përgjegjës për rendin, mos t’i përdorin kapacitetet e tyre në mënyrën si janë përdorur në këtë rast, që shkaktoi vdekjen shumë fatkeqe të Xhorxh Flojdit”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë drejtpërdrejtë iu drejtua lidershipit amerikan.

“Ky është abuzim i fuqisëv dhe ne duhet ta heqim dorë dhe të kundërshtojmë”, shtoi shefi i diplomacisë së BE-së.

Bashkimi Evropian, tha ai, “mbështet të drejtën e protestës paqësore”.

“Ne e dënojmë dhunën dhe racizmin e çdo lloji dhe bëjmë thirrje për qetësimin e tensioneve. Ne besojmë në aftësinë e amerikanëve për t’u bashkuar dhe për të shëruar plagët si komb, dhe më lejoni të ritheksoj se të gjitha jetët vlejnë, jeta e zezakëve ka vlerë”, përfundoi Borrell, duke përdorur sloganin e lëvizjes qytetare që organizon protestat, “Black Lives Matter”. bs/bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close