BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Borisovi iu ndaloi ministrave që t’i komentojnë konfliktet mes institucioneve të tjera shtetërore

- Ju ndaloj që të përziheni dhe t'i komentoni konfliktet mes institucioneve të tjera, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke folur para ministrave para seancës së Këshillit të Ministrave (qeverisë), transmetoi BGNES. 

Sofje, 29 janar 2020 (MIA) – Ju ndaloj që të përziheni dhe t’i komentoni konfliktet mes institucioneve të tjera, deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke folur para ministrave para seancës së Këshillit të Ministrave (qeverisë), transmetoi BGNES.

Në Bullgari për momentin ka përplasje serioze mes Prokurorisë Shtetërore dhe shefit të shtetit Rumen Radev, me çka prokuroria sot e informoi opinionin se i ndërpret kontaktet me shefin e shtetit, përveç korrespondencës me shkrim. Radev sot deklaroi se ai dhe familja e tij janë cak i “sulmeve fyese” të prokurorisë shtetërore.

“Mund të tentojnë të thonë se edhe ne jemi një nga palët. Ne nuk jemi kurrfarë pale, ne e shohim institucionin tonë. Vetëm te presidenti kam reaguar sepse më është thënë se nuk kam qen i ftuar, ndërsa në takim kishte shkuar kolegu Donçev.  Nëse dikush mendon se mund t’i thërras ministrat pa më informuar mua, kjo është tendencioze dhe gabim. Nuk ka asnjë rast që presidenti Radev të më ketë kërkuar takim me ministra, e unë e kam refuzuar, por të mos më ftosh, e të më thërrasësh njerëz… Për temat tjera ne nuk marrim pjesë dhe nuk marrim raport në asnjë mënyrë. Kjo nuk është puna jonë, ta keni të qartë”, tha Borisov.

“Sa i përket temës për Eurozonën, ai deklaroi se kur je në Eurozonë nuk mund të jesh nga ato shtete të cilat vozisin në shpejtësinë e dytë. Në familjen e përbashkët evropiane, financat e përbashkëta janë për atë se kush sa shpenzon, pse shpenzon. Të gjithë në lidhjen e përbashkët bankare dëshirojnë ta dinë se si është gjendja në bankat bullgare. Ky është qëllimi. Kam dëgjuar gjëra monstruoze”, tha Borisovi.

E urdhërova Goranovin që ta ftojë drejtorin e BNB-së Radev, Menda Stojanova, nga komisioni financiar dhe nga partitë e tjera, miratoni një zgjidhje për të gjitha frikësimet të cilat opozita tenton që t’i vendosë. Që të mos thonë pastaj se dy – Goranov dhe drejtori i BNB-së Radev vetë mund të sjellin një vendim të tillë”, sqaroi Borisovi. fc/

Back to top button
Close
Close