0_Web_AktualeBallkanBallkan.PortalSvet.SlajderVideo deklaratë

Borisov propozon ndryshime kushtetuese dhe paralajmëroi dorëheqje nëse shpallen zgjedhje të reja

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në fjalimin e sotëm të jashtëzakonshëm  deri te kombi  paralajmëroi se partia e tij Qytetarë për   zhvillim evropian të Bullgarisë (QZHEB) do të  kërkojë seancë urgjente  në Asamblenë e madhe popullore, në të cilën  mund të sillet  Kushtetutë e re  dhe mund të shpallen  zgjedhje të reja parlamentare, lajmëroi BGNES. Menjëherë pas shpalljes së tyre paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga vendi i kryeministrit.

Sofje, 14 gusht 2020 (MIA) – Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov në fjalimin e sotëm të jashtëzakonshëm  deri te kombi  paralajmëroi se partia e tij Qytetarë për   zhvillim evropian të Bullgarisë (QZHEB) do të  kërkojë seancë urgjente  në Asamblenë e madhe popullore, në të cilën  mund të sillet  Kushtetutë e re  dhe mund të shpallen  zgjedhje të reja parlamentare, lajmëroi BGNES. Menjëherë pas shpalljes së tyre paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga vendi i kryeministrit.

Borisov potencoi se Kushtetutë të re kanë kërkuar edhe qytetarët dhe organizatat joqeveritare, i cili do të jetë në pajtim me  rregullat evropiane.

Ai kërkoi se do të kërkojë zvogëlim të numrit të deputetëve prej 240 në 120, ndërsa në Asamblenë e madhe popullore  numri i përfaqësuesve  të zvogëlohet prej 400 në 280.

Borisov propozon edhe heqje të Këshillit  të lartë gjyqësor dhe formim të Këshillit gjyqësor të gjykatësve dhe Këshillave gjyqësor të prokurorëve, mandatet e  gjykatësve  në të gjitha gjykatat bullgare të jenë pesë vjet,  formim i Institutit për ankesë kushtetuese individuale, kryeprokurori të dëgjohet  në çdo gjashtë muaj nga Asambleja popullore. Ai citoi se me atë do të përforcohet besimi  në sistemin gjyqësor.

Ai në fjalim u lavdërua edhe me sukseset e Qeverisë, ndërsa u kthye edhe në protestat antiqeveritare, duke cituar se e respekton  rebelimin e rinisë.

Ai theksoi se deri tani  në emër të demokracisë dy herë është tërhequr  nga funksioni, ndërsa populli e ka kthyer.

Ai paralajmëroi se në këtë moment kur Asambleja popullore do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare, ai do të tërhiqet  nga pozita e kryeministrit. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close