0_Web_Ballina - SllajderEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Boris Xhonson hospitalizohet për shkak të koronavirusit

Kryeministri  britanik, Boris Xhonson është pranuar për mjekim në spital, dhjetë ditë pasi testi ndaj tij për koronavirusin është treguar pozitiv, njofton Bi-Bi-Si.

Londër, 5 prill 2020 (MIA) – Kryeministri  britanik, Boris Xhonson është pranuar për mjekim në spital, dhjetë ditë pasi testi ndaj tij për koronavirusin është treguar pozitiv, njofton Bi-Bi-Si.

“Xhonson vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të infektimit nga koronavirusi”, ka thënë zëdhënësi i Dauning strit.

Tutje ai ka shpjeguar se hospitalizimi i Xhonsonit paraqet “masë preventive” si pasojë e këshillës nga mjeku personal i kryeministrit britanik.

Xhonsoni mbetet të udhëheq Qeverinë dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë këshillat për distancim social. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close