BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Borell: Heqja e tërësishme e taksës është vendim i rëndësishëm

Kryediplomati i BE-së, Zhozep Borell mbrëmë e ka përshëndetur vendimin pozitiv të heqjes së tërësishme të taksës për artikujt nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina të cilën e miratoi Qeveria e Kosovës.

Bruksel, 1 prill 2020 (MIA) – Kryediplomati i BE-së, Zhozep Borell mbrëmë e ka përshëndetur vendimin pozitiv të heqjes së tërësishme të taksës për artikujt nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina të cilën e miratoi Qeveria e Kosovës.

“Ndihem i lumtur kur shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifës nga qeveria e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës së Kovid-19″, shkroi Borrell njofton Gazeta Ekspres.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur në konferencë për medie se taksa ndaj produkteve serbe do të hiqet tërësisht dhe do të zëvendësohet me reciprocitet.

Vendimi ka hyrë në fuqi mbrëmë pas mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit.

“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor dhe do të bëjmë një vlerësim të gjithmbarshëm për të parë se si ka ecur zbatimi dhe implementimi. Nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë, por pika 3 e këtij vendim-propozimi thotë se do të rishikohen zbatimet së paku njëherë në muaj duke i mbledhur të dhënat nga zyrtarët tonë doganorë”, ka thënë Kurti.

Më herët taksa ishte hequr vetëm për produkte të lëndës së parë që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. fab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close