EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Borell: BE-ja duhet të jetë në gjendje të veprojë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot deklaroi se qeveritë e vendeve anëtare në BE duhet të jenë të gatshëm të intervenojnë në krizat ndërkombëtare ose të rrezikojnë ta vazhdojnë paralizën e politikës së tyre të jashtme

Munih, 16 shkurt 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot deklaroi se qeveritë e vendeve anëtare në BE duhet të jenë të gatshëm të intervenojnë në krizat ndërkombëtare ose të rrezikojnë ta vazhdojnë paralizën e politikës së tyre të jashtme.

“Evropa duhet të zhvillojë oreks të pushtetit. Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë … e jo çdo ditë të komentojmë, të shprehim shqetësim”, deklaroi Borrell në konferencën e sigurisë në Munih, duke shtuar se kjo nuk do të thotë vetëm fuqi ushtarake.

Ndikimi i BE-së në botë është në rënie për shkak të politikës së presidentit amerikan, Donald Tramp, “Së pari Amerika” e cila i minon përparësitë evropiane. BE-ja është e ndarë pas çështjes për planin paqësor për Lindjen e Mesme të Trampit si dhe misionin detar në Libi, Venezuelë dhe çështje të tjera.

“Kur nuk ka njëzëshmëri (në BE), shumica e mbetur duhet të veprojë”, sugjeroi Borell. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close