EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Borell: Bashkëpunim intensiv i BE-së me Ballkanin Perëndimor në luftën kundër pandemisë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot në bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi se BE-ja në mënyrë intensive bashkëpunon me Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e ndikimit të pandemisë Kovid-19 mbi shoqërinë dhe ekonominë.

Bruksel, 26 mars 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot në bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi se BE-ja në mënyrë intensive bashkëpunon me Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e ndikimit të pandemisë Kovid-19 mbi shoqërinë dhe ekonominë.

“Ata ranë dakord që është e nevojshme një veprim i fortë dhe i koordinuar për ta parandaluar ndikimin e kësaj pandemie në shoqëri dhe ekonomi”, thuhet në kumtesën e BE-së.

Në deklaratë shtohet se ai sërish shprehu kënaqësinë për vendimin e Këshillit të BE-së për hapjen negociatave aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Përfaqësuesi i lartë theksoi se ky është lajm i mirë për këto vende, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”, theksohet në deklaratë. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close