BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Boreli nga Evrosi: Jemi të vendosur që ta mbrojmë kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian

- Është e qartë se jemi të vendosur që ta mbrojmë kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe fuqishëm ta mbështesim sovranitetin e Greqisë, tha nënkryetari i Komisionit Evropian dhe komisari për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel nga Evrosi, pasi me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias e vizituan kufirin tokësor me Turqinë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 14 qershor 2020 (MIA) – Është e qartë se jemi të vendosur që ta mbrojmë kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe fuqishëm ta mbështesim sovranitetin e Greqisë, tha nënkryetari i Komisionit Evropian dhe komisari për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel nga Evrosi, pasi me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias e vizituan kufirin tokësor me Turqinë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Boreli, sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, ka theksuar se ka dashur që me sytë e tij ta shohë situatën në Evros, gjegjësisht në kufirin evropian dhe ka shtuar se ishte i informuar nga Dendias, nga ushtria dhe nga policia që më mirë ta kuptojë se me çka është përballur dhe me çka do të mund të përballej Greqia në të ardhmen.

“Interesat grekë janë interesa evropianë. Hallet greke korrespondojnë me hallet e BE-së. Solidariteti ynë evropian është shumë i fuqishëm”, ka thënë Boreli dhe ka shtuar se “askush më shumë se Greqia nuk ka arsye më të rëndësishme që të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore me Turqinë”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë theksoi se ata gjithnjë janë të hapur për dialog me Turqinë, gjithnjë janë në korniza të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës detare, e jo, siç tha, nën kërcënime ose si ndihmë “për legalizim të shkeljeve të vazhdueshme të ligjeve nga ana e Turqisë”.

“Greqia në praktikë e tregoi vullnetin e saj dhe aftësinë e saj që t’i zgjidhë kontestet shumëvjeçare me fqinjët, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të drejtës detare dhe parimeve të marrëdhënieve të mira fqinjësore, që janë parakushte ‘sine qua non’ për secilën anëtare të BE-së, por edhe për vendet të cilat dëshirojnë të integrohen në të”, tha Dendias.

Duke folur për Evrosin, shefi i diplomacisë greke sqaroi se “para më pak se katër muaj, grekët, evropianët dhe bashkësia ndërkombëtare ishin dëshmitarë të një situatë të paimagjinueshme – keqpërdorim nga Turqia e shpresë për jetë më të mirë të mijëra njerëzve”.

Nga Evrosi, nënkryetari i Komisionit Evropian dhe komisari për Politikë të Jashtme dhe Siguri Zhozep Borel, do të arrijë në Athinë ku sot pasdite do të realizojë takime edhe me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis dhe ministrin e Mbrojtjes, Nikos Panajotpullos.

Boreli, nga Greqia do të shkojë për Qipro në takim me kreun shtetëror qipriot. fc/

 

Back to top button
Close
Close