EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Borel realizoi bisedë telefonike me Kurtin, Thaçin dhe Vuçiqin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrel pati bisedë telefonike me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, si dhe presidentin e Serbisë, për të diskutuar për të dërguarin e ardhshëm të BE-së për rajonin, kumtuan nga zyra e Borelit.

Bruksel, 21 shkurt 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrel pati bisedë telefonike me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, si dhe presidentin e Serbisë, për të diskutuar për të dërguarin e ardhshëm të BE-së për rajonin, kumtuan nga zyra e Borelit.

Për këtë çështje u diskutua gjatë vizitës së shefit të diplomacisë evropiane në Kosovë dhe në Serbi disa ditë më parë, transmeton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli.

Bashkimi Evropian po përgatitet të dërgojë “të dërguar të posaçëm për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor”, sipas formulimit zyrtar.

Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Miroslav Lajçak pritet të emërohet në këtë post.

Borel në bisedën telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, si dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq diskutuan sot për këtë vendim të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së theksoi se ky emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i japin rajonit dhe stabilizimin dhe përparimin e tij në rrugën drejt BE-së. Borel rikujtoi se ai personalisht mbetet fuqimisht i përkushtuar për të mbështetur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close