
Bruksel, 30 prill 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian i dënon përpjekjet “dashakeqe” për sulme kibernetike ndaj vendeve të BE-së dhe infrastrukturave kritike gjatë kohës së pandemisë me virusin korona, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Në emër të gjithë Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i lartë i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borel informoi se që nga fillimi i pandemisë janë konstatuar përpjekje të shumta dhe sulme ndaj infrastrukturave të cilat janë me rëndësi thelbësore për menaxhim me krizën.
“Secila përpjekje që të pengohet puna e infrastrukturave kritike është e papranueshme, të gjithë përgjegjësit menjëherë të ndalojnë me këto aksione të papërgjegjshme dhe destabilizuese të cilat mund të rrezikojnë jetë, nevojitet që e gjithë bota të bashkohet në këtë luftë globale kundër virusit, kjo është çështje humanizim dhe vlerash të ndara”, porositi Boreli.
Kumtesa e Bashkimit Evropian nuk precizon se prej cilave vende vijnë sulmet, por siguron se vendet anëtare të BE-së intensivisht bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë informacione që të pengojnë çfarë lloj aktivitetesh dashakeqe. Sipas medieve botërore, përpjekjet për sulme vijnë kryesisht nga Kina dhe Rusia. fc/