EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Borel niset për në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për ta restartuar dialogun

 Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borel,  në fund të kësaj jave do t'i vizitojë Kosovën dhe Serbinë në përpjekje ta ristartojë  dialogun mes dy palëve, konfirmoi zëdhënësi i Borel, Piter Stano.

Bruksel, 27 janar 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borel,  në fund të kësaj jave do t’i vizitojë Kosovën dhe Serbinë në përpjekje ta ristartojë  dialogun mes dy palëve, konfirmoi zëdhënësi i Borel, Piter Stano.

“Qëllimi i këtij misioni është të tregojë se  është i përkushtuar dhe përpiqet për gjithçka që është e mundur që ta lehtësojë dialogun”, tha Stano.

Kjo do të jetë vizita e parë e shefit të ri të diplomacisë evropiane në rajon. Borel së pari do ta vizitojë Prishtinën, ndërsa pastaj Beogradin.

Dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes dy palëve tashmë është ngujuar  një vjet e gjysmë  për shkak të doganave që i vendosi Kosova ndaj prodhimeve serbe.  Diplomatët evropian shpresojnë se do të arrijnë të gjejnë zgjidhje  me Qeverinë e re kosovare për tejkalim të këtij kontesti, që është parakusht për Beogradin sërish të angazhohet në negociata.

Stano i hodhi poshtë spekulimet se ekzistojnë dallime midis BE-së dhe SHBA-së rreth dialogut Beograd-Prishtinë për shkak të asaj që nuk është planifikuar Borel të takohet me përfaqësuesin amerikan  të obliguar për dialog, gjatë qëndrimit të tij në Berlin.

“Nga afër punojmë me SHBA-në në Ballkanin Perëndimor, sepse kemi agjendë të ngjashme,  tha Stano. Kontaktet janë të përhershme me partnerët amerikan, ndërsa nëse  përfaqësuesi i lartë  nuk ka kohë të takohet  me ambasadorin amerikan ajo nuk do të thotë se nuk ka komunikim  midis BE-së dhe SHBA-së në shumë nivele tjera adekuate. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close