EvropëEvropë.Portal

Borel: Kohë shtesë për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore iraniane

Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozel Morel e vazhdoi kornizën kohore për bisedime për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore iraniane, pasi Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe aktivizuan mekanizëm me të cilin hapet rruga për sanksione të mundshme si përgjigje e tentimeve të Teheranit që të tërhiqet nga disa pjesë të Marrëveshjes.

Bruksel, 24 janar 2020 (MIA) – Shefi i diplomacisë evropiane, Zhozel Morel e vazhdoi kornizën kohore për bisedime për shpëtimin e marrëveshjes bërthamore iraniane, pasi Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe aktivizuan mekanizëm me të cilin hapet rruga për sanksione të mundshme si përgjigje e tentimeve të Teheranit që të tërhiqet nga disa pjesë të Marrëveshjes.

“Ekziston rrezik se është e nevojshme kohë shtesë për shkak të kompleksitetit të çështjes. Për këtë është vazhduar korniza kohore”, theksohet në kumtesën e liferuar nga zyra e Borel. Ai paralajmëroi se i a.q. komisioni për Marrëveshjen sërish do të takohet në shkurt.

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, shtete që e nënshkruan marrëveshjen ndërkombëtare në vitin 2015, së bashku me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën, para 10 ditëve përmes letrës e njoftuan Borelin se po e aktivizojnë mekanizmin për konteste, duke e rritur qasjen ndaj Teheranit.

Tre liderë në deklaratë theksuan se “nuk kanë pasur zgjidhje tjetër” duke i pasur parasysh aktivitetet iraniane dhe se kanë regjistruar shqetësim se Irani nuk i plotëson obligimet e veta.

Tre forcat treguan se e kanë udhëzuar lëndën deri tek komisioni i përbashkët në harmonizim me mekanizmin për zgjidhjen e kontesteve, siç është rregulluar me marrëveshjen bërthamore. fb/

Back to top button
Close
Close