0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Borel: BE-ja nuk e pranon Llukashenkon për president legjitim

Shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozep Borel vlerësoi se situata në Bjellorusi vazhdon të keqësohet për shkak të represionit të pushtetit ndaj demonstruesve të qetë.

Bruksel, 21 shtator 2020 (MIA) – Shefi i diplomacisë së BE-së, Zhozep Borel vlerësoi se situata në Bjellorusi vazhdon të keqësohet për shkak të represionit të pushtetit ndaj demonstruesve të qetë.

“Populli i Bjellorusisë ka të drejtë lirshëm ta përzgjedhë presidentin e vet pa përndjekje dhe represione”, ka thënë Borel.

Para takimit të Këshillit të BE-së në Bruksel ai paralajmëroi se shefat e diplomacive të BE-së do të shqyrtojnë si ta mbështesin popullin në Bjellorusi dhe si t’i vazhdojnë marrëdhëniet me autoritetet bjelloruse, duke e pasur parasysh se BE-ja nuk e pranon Llukashenkon për legjitim.

“Do të mbështesim dialog inkluziv kombëtar dhe të drejtën e popullit në Bjellorusi në zgjedhje të lira dhe korrekte”, ka thënë Borel.

Ai shtoi se kjo nuk është përzierje e BE-së në punët e brendshme të Bjellorusisë dhe theksoi se demokracia dhe të drejtat e njeriut janë bazë e identitetit të BE-së.

Para takimit në Bruksel, ministrat e punëve të jashtme të BE-së biseduan edhe me kandidaten opozitare për presidente të Bjellorusisë, Svetlana Tihanovskaja. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close