BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Borel: BE do të bëjë presion diplomatik që Izraeli të heq dorë nga aneksimi i Bregut Perëndimor

Bashkimi Evropian do të bëjë presion diplomatik që ta parandalojë Izraelin ta realizojë planin e paralajmëruar për aneksim të pjesëve të Bregut Perëndimor, deklaroi shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borel.

Bruksel, 16 maj 2020 (MIA) – Bashkimi Evropian do të bëjë presion diplomatik që ta parandalojë Izraelin ta realizojë planin e paralajmëruar për aneksim të pjesëve të Bregut Perëndimor, deklaroi shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borel.

Ai paralajmëroi se BE-ja do ta shfrytëzojë “tërë kapacitetin diplomatik”, ta kthejë Izraelin nga veprimi i tillë, që u miratua në bazë të planit paqësor për Lindjen e Afër të presidentit amerikan Donald Tramp.

Edhe pse vendet e BE janë të shqetësuara nga aneksimi i paralajmëruar, për të cilin ata thonë se do ta shkel ligjin ndërkombëtar dhe do të dëmtojnë shanset e paqes, ato nuk janë të vetmet dhe nuk mund të bien dakord për çfarë masash të ndërmarrin kundër Izraelit.

Ajo që të gjithë bien dakord është t’i rrisim përpjekjet tona dhe t’i arrijmë të gjithë pjesëmarrësve në Lindjen e Mesme,” tha Borel pas bisedimeve me ministrat e jashtëm të BE-së, duke shprehur gatishmërinë për ta bërë këtë, siç tha ai, dhe do ta bëjë këtë në ditët në vijim, duke përdorur të gjitha aftësitë diplomatike për të parandaluar çdo veprim të njëanshëm.

“Si pjesë e këtyre përpjekjeve, do të zhvillohen bisedime me zyrtarë të Uashingtonit dhe vendeve arabe, si dhe me izraelitët dhe palestinezët” tha Borel. sn/

Back to top button
Close
Close