0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëMakedonija.Slajder

Bone: Parisi do të mund t’i zhbllokojë negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në

Këshilltari i presidentit francez, Klement Bone, deklaroi se Parisi do të mund të tërhiqet nga bllokimi i negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Beograd, 3 shkurt 2020 (MIA) – Këshilltari i presidentit francez, Klement Bone, deklaroi se Parisi do të mund të tërhiqet nga bllokimi i negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Bone, i cili është këshilltar i Emanuel Makronit për çështje evropiane, në intervistë për gazetën Frankfurter algemajne cajtung deklaroi se pasi Britania e Madhe e braktisi BE-në, Franca dëshiron gjithnjë e më tepër të përqendrohet në Lindje.

“Pas Bregzitit, më me rëndësi është, më tepër se kurdoherë, të tejkalohen dallimet brenda BE-së dhe të përqendrohemi në atë që na afron”, tha Bone në intervistë.

Ai shtoi se kjo do të ndodhë menjëherë pas BE-ja pajtohet për planin për zgjerim.

“Do të refuzojmë t’i trajtojmë Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë ndaras. Kjo do të ishte në kundërshtim me dëshirën tonë që të përforcohet stabiliteti në rajon”, tha Bone. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close