BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Boltoni është i gatshëm që të dëshmojë kundër Trampit për shkrimet në memoare

- Ish këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Xhon Bolton, sot deklaroi se është i gatshëm që nën betim t'i konfirmojë fjalët e tij për atë se Donald Trampi ka kërkuar nga presidenti kinez Si Xhinping që ta ndihmojë në rizgjedhjen e tij.

Uashington, 24 qershor 2020 (MIA) – Ish këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Xhon Bolton, sot deklaroi se është i gatshëm që nën betim t’i konfirmojë fjalët e tij për atë se Donald Trampi ka kërkuar nga presidenti kinez Si Xhinping që ta ndihmojë në rizgjedhjen e tij.

Në librin e tij “Dhoma ku ndodhi: Memoare nga Shtëpia e Bardhë”, Boltoni e përshkruan bisedën mes Trampit dhe Xhinpingut, në të cilën, sipas tij, presidenti amerikan kishte kërkuar nga homologu i tij kinez që t’i rrisë blerjet e produkteve bujqësore amerikane nga disa shtete federale që ta ndihmojë të fitojë në zgjedhje.

Më vonë përfaqësuesi tregtar amerikan Robert Lajthauzer, gjatë marrjes në pyetje para Kongresit i mohonte këto akuza.

“Të gjithë të cilët ishim në këtë takim mund të dëshmojmë nën betimin dhe unë gjithashtu do të gëzohesha që ta bëja këtë. Ato janë kujtimet e mia. Por, shumë më e rëndësishme, sipas meje, është ajo që ana kineze mban mend”, tha Boltoni në intervistë për Foks njuz.

Sipas Boltonit, për këtë çështje konkrete tashmë ka biseduar me anëtarë të Këshillit për Siguri Kombëtare, avokat të Shtëpisë së Bardhë dhe prokurorin kryesor.

Boltoni në funksionin e këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ishte në periudhën 2018-2019. fc/

 

 

 

Back to top button
Close
Close