BotëBotë.Portal

Bolton: Tramp është i papërshtatshëm për president

Donald Tramp është i papërshtatshëm për funksionin e presidentit, deklaroi ish këshilltari për siguri kombëtare të presidentit amerikan Xhon Bolton në intervistë për televizionin ABC.

Uashington, 18 qershor 2020 (MIA) – Donald Tramp është i papërshtatshëm për funksionin e presidentit, deklaroi ish këshilltari për siguri kombëtare të presidentit amerikan Xhon Bolton në intervistë për televizionin ABC.

“Mendoj se ai është  i papërshtatshëm për atë funksion.  Nuk mendoj që ka shkathtësi  për kryerjen e asaj pune”, theksoi Bollton në intervistën  e cila tërësisht do të publikohet  gjatë fundjavës së ardhshme.

Bolton, i cili ishte këshilltar i Trampit për siguri kombëtare nga prilli i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2019, theksoi se “presidenti aktual ka qenë aq shumë i fokusuar në rizgjedhjen e tij, sa që gjithçka tjetër ka lënë pas dore.

Ai zbulon se Tramp gjatë  samitit historik  me liderin koreanoverior ka qenë më shumë i fokusuar “në fotografimin” me Kim Xhong-un, se sa në pasojat e mbledhjes në pikpamje diplomatike.

“Xhon Bolton e diskreditoi veten e tij. Ky njeri e lavdëroi Trampin  si të fuqishëm  në politikën e jashtme,  se nuk i bën gabimet e njëjta si  administratat paraprake”; theksoi zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Kejli Makeani.

Libri i Bolton “Dhoma  ku ndodhte gjithçka: Memorialet e Shtëpisë së bardhë”, duhet të bëhet publike  më 23 qershor, por në opinion u paraqitën  disa pjesë të librit. SHBA e paditi Boltonin prejse Këshilli për Siguri kombëtare i Shtëpisë së bardhë konfirmoi se versioni i punës së librit përmban pasusa me informata të besueshme për  sigurinë kombëtare.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close