BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Bolton konsideron se Prishtina dhe Beogradi ndoshta janë larg zgjidhjes së kontestit të tyre

Ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Xhon Bolton, konsideron se Prishtina dhe Beogradi ndoshta janë larg zgjedhjes së mosmarrëveshjeve që i kanë mes vete, por se marrëveshja eventuale për shkëmbim të territoreve nuk duhet të ndikojë në situatën në BeH..

Sarajevë, 8 gusht 2020 (MIA) – Ish-këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan Xhon Bolton, konsideron se Prishtina dhe Beogradi ndoshta janë larg zgjedhjes së mosmarrëveshjeve që i kanë mes vete, por se marrëveshja eventuale për shkëmbim të territoreve nuk duhet të ndikojë në situatën në BeH..

Gjatë një interviste dhënë për N1 në Sarajevë, Bolton ka thënë se marrëveshja eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit sa i përket çështjes së shkëmbimit të territoreve nuk do të duhej të ndikonte në situatën në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, nëse ata do të arrinin marrëveshje për shkëmbim territoresh, në kuadër të dialogut që do të zgjidhte të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe do të sillte marrëdhënie ekonomike e diplomatike, mendoj se ne nga anash ndoshta do ta përkrahnim. Por, vendet e tjera të rajonit në veçanti Bosnja, mendoj se duhet ta themi qartë se marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të kishte ndikim në Bosnjë, Shqipëri, Rumani, Bullgari apo ndonjë palë të tretë”, ka shtuar Bolton.

“Jam i brengosur për mosangazhim të madh të SHBA-së në rajonin e Ballkanit”, ka thënë ndër tjera ish-këshilltari për siguri i presidentit amerikan Donald Tramp. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close