0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Bolsonaro pozitiv në Kovid-19

Presidenti brazilian Xhair Bolsonaro, i njohur për mohimin e fuqisë së virusit Kovid-19 dhe duke e quajtur infeksionin si grip të zakonshëm, sot doli pozitiv në testin për koronavirus.

Brasilia, 7 korrik 2020 (MIA) – Presidenti brazilian Xhair Bolsonaro, i njohur për mohimin e fuqisë së virusit Kovid-19 dhe duke e quajtur infeksionin si grip të zakonshëm, sot doli pozitiv në testin për koronavirus.

“Të gjithë e kemi ditur që herët a vonë kjo do të arrijë në të gjitha pjesët e popullatës. Ishte pozitiv edhe për mua”, tha Bolsonaro, duke iu referuar rezultateve të testit, transmeton Si-En-En.

Më herët gjatë ditës, Bolsonaro u tha mbështetësve të mbledhur para presidencës se ata kishin filmuar mushkëritë e tij dhe se janë të pastërta, por gjithashtu paralajmëroi njerëzit që të mos i afrohen.

Zyra e tij kumtoi që ai merr terapi me hidroksilklorinë dhe azitromicinë. bs/bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close