BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Boliki: Vaksinë kritike kundër koronavirusit pritet për tre deri në katër muaj

Tomas Boliki, studiues i shëndetit, ekonomisë dhe zhvillimit global, në Këshillin për marrëdhënie të jashtme në Uashington, deklaroi se deri më tani rreth 44 mijë njerëz vetëm në Kinë mund të jenë infektuar nga koronavirusi i ri, dhe vaksina kritike kundër virusit pritet për tre deri në katër muaj.

Uashington, 29 janar 2020 (MIA) – Tomas Boliki, studiues i shëndetit, ekonomisë dhe zhvillimit global, në Këshillin për marrëdhënie të jashtme në Uashington, deklaroi se deri më tani rreth 44 mijë njerëz vetëm në Kinë mund të jenë infektuar nga koronavirusi i ri, dhe vaksina kritike kundër virusit pritet për tre deri në katër muaj.

Duke folur në një panel sot për përhapjen e sëmundjes dhe masat për parandalimin e saj, Boliki theksoi se për momentin ekziston epidemi e qëndrueshme e virusit në Kinë dhe përhapja e tij në vendet e tjera.

Vaksina kundër virusit, në literaturën shkencore e emërtuar si “2019-nCov” ende nuk është zhvilluar. Virusi përhapet përmes ajrit nëpër organet e frymëmarrjes. Mbi njëqind njerëz kanë vdekur deri më tani.

“Kina dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë një arkiv të sekuencave gjenetike shumë mirë të zhvilluara dhe zhvillimi i vaksinave po shkon mirë. Fillimet e testeve kritike për vaksinim kundër virusit i presim për tre deri në katër muaj. Për nëntë muaj deri në një vit, presim të fillojë faza e vaksinimit gjithëpërfshirës”, deklaroi ai.

Ai tregoi se shumica e testeve të vaksinave deri më tani kanë dështuar.

CDC, qendra për parandalimin e sëmundjeve e qeverisë amerikane, lëshoi kohët e fundit rekomandime për mbrojtje nga virusi.

Qendra tregon se mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është ta shmangni ekspozimin ndaj sëmundjes.

Rekomandohet larja e duarve me sapun për të paktën 20 sekonda. Të mos preket hunda, sytë ose goja me duar të palara (për shembull pas prekjes së objekteve të ndryshme siç janë dorezat, dorezat e dyerve apo sipërfaqet e tjera). Të shmangni kontaktin me individë të sëmurë dhe të qëndroni në shtëpi në rast sëmundjeje. Më pas, të përdoren peceta kur teshtinë ose kollit, dhe këto të hidhen në mbeturina, por edhe të pastrohen dhe dezinfektohen objektet dhe sipërfaqet e prekura shpesh, rekomandojnë nga CDC.

Në Vuhan dhe qytetet e tjera në zonën Hubei, ku është epiqendra e paraqitjes së virusit, autoritetet kineze e mbyllën trafikun publik me autobusë, metro, trena dhe aeroportet ndërkombëtare.

Nga CDC theksojnë se me këto masa gjithashtu mund të përfshihen edhe vendet e tjera në Kinë dhe për këtë arsye rekomandojnë që gjatë kësaj periudhe të shmanget udhëtimi në këtë vend. ls/shk/

Back to top button
Close
Close