BotëBotë.Portal

Boing mendon për ulje të fuqisë punëtore për 10 për qind

Menaxhmenti i prodhuesit amerikan të aeroplanëve "Boing" po mendon për ulje të fuqisë punëtore për 10 për qind, në rrethana të krizës me koronavirusin, raportoi "Uall Strit Xhurnal".

Nju-Jork, 10 prill 2020 (MIA) – Menaxhmenti i prodhuesit amerikan të aeroplanëve “Boing” po mendon për ulje të fuqisë punëtore për 10 për qind, në rrethana të krizës me koronavirusin, raportoi “Uall Strit Xhurnal”.

Sipas burimeve të gazetës, kompania po shqyrton opsionet për pensionim të parakohshëm të disa punonjësve, largimin nga puna të personelit të caktuar dhe të shkurtojë kontrata me profesionistë të tjerë, të cilëve do t’u paguhet kompensimi.

Në reparte të ndryshme të Boing në botë tani punojnë 160.000 njerëz. mb/

Back to top button
Close
Close