0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Bogoevski dha dorëheqje, do të aktivizohet pas votimit të heqjes së imunitetit të Gruevskit

Deputeti dhe kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit,  Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga  funksioni i deputetit.

Shkup,  23 maj 2019 (MIA) –  Deputeti dhe kryetar i Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit,  Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga  funksioni i deputetit.

Nga foltorja në seancën e sotme të Komisionit ai tha se dorëheqja do të aktivizohet pas seancës së asamblesë plenare në të cilën do t’i merret  imuniteti deputetit, Nikolla  Gruevskit.

Dorëheqjen, siç tha, e jep për shkaqe morale dhe etike.

Ky hap i Bogoevskit pason pas reagimeve në opinion pas  audio-regjistrimit të publikuar me bisedën e tij.

Seanca që sot duhej të mbahej, ndërsa në të cilën në rend dite është propozimi për marrjen e mandatit të deputetit të Gruevskit, Bogoevski e ndërpreu dhe ajo do të caktohet në mënyrë plotësuese.

 

Back to top button
Close
Close