0_MIA Investigon.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalIntervistëMakedonija.SlajderMIA Investigon

Boçvarski për MIA-n: Të mos lejojmë byroja kryesore urbanistike të jetë në Ilindenska, por te arkitektët, planifikuesit dhe opinioni

Aktualizim të sërishëm dhe ndryshime të ligjit të propozuar për legalizimin e ndërtimeve tè paligjshme që është në procedurë parlamentare përmes bisedimeve me grupet parlamentare dhe të gjitha palët e interesuara, paralajmëron ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në intervistën për MIA-n.

Shkup, 16 shtator 2020 (MIA) – Aktualizim të sërishëm dhe ndryshime të ligjit të propozuar për legalizimin e ndërtimeve tè paligjshme që është në procedurë parlamentare përmes bisedimeve me grupet parlamentare dhe të gjitha palët e interesuara, paralajmëron ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski në intervistën për MIA-n.

– Ligji është tashmë në procedurë parlamentare, gjegjësisht ky është ligji i njëjtë që është parashruar. Në momentin kur Kuvendi do ta aktualizojë Ministria do të jetë e gatshme të bisedojë me të gjitha grupet parlamentare dhe të gjitha palët e interesuara gjithsesi në fund të ditës në këtë demokraci parlamentare të miratohet ligj që do të rregullojë pjesën e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Por, gjithë ajo që është ndërtuar në zonat e mbrojtura të bregut të Ohrit dhe ndërtesat banesore me dedikim A2 nuk do të jenë objekt i legalizimit me këtë ligj. Kjo është një mbrojtje në mënyrë që të ndalen llojet e tilla të keqpërdorimeve. Ligji është shumë më restriktiv sesa ai paraprak dhe ka momentin e dënimit prej më shumë aspekteve, shprehet Boçvarski.

Aspekti i ndërtimeve të paligjshme, bën të ditur, nuk duhet të shikohet vetëm nga kjo anë sipas ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, por edhe me mbikëqyrje inspektuese.

Ministri i Transportit thekson se me Ligjin e ri për planifikim urbanistik rregullohen situatat në mënyrë që të mos lejohet, siç shprehet, byroja kryesore urbanistike të jetë në Ilindenska, në ministritë ose komunat, por ministritë ose komunat, por atje ku duhet – te arkitektët dhe planifikuesit, të kalojë edhe përmes kanaleve të vetëqeverisjes lokale dhe opinionit.

Bën thirrje që gjithmonë t’i kushtohet vëmendje ligjshmërisë meqë, siç bën të ditur, shumë shpesh lëndët e bllokuara kanë edhe disa lëshime të caktuara dhe probleme që absolutisht nuk guxojmë të lejojmë të ndodhin.

– Objektet e kategorisë së dytë që në pjesën më të madhe ndërtohen në shtet janë në kompetenca të komunave, ndërsa për ato të kategorisë së parë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve edhe këtë aspekt gjithsesi është shumë i rëndësishëm për mua për sendërtim të Ministrisë me kapacitet dhe kuadër meqë edhe këtu mungon kuadër cilësor për të cilin tashmë bisedova edhe me shërbimet dhe bisedoj me njerëz që janë të gatshëm këtu të japin mbështetjen e tyre. Bëhet fjalë për inxhinierë dhe arkitektë të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë dhe të japin kontributin e tyre në Ministrinë, shprehet Boçvarski.

Në intervistën flet edhe për realizimin e projekteve kapitale, premton fokus në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, ku ndonëse ka punë në terren nuk është sipas dinamikës së dëshiruara dhe planifikuar duke marrë parasysh faktin se duhet të aprovohen projekte infrastrukturore dhe të punohet në shpronësimin e truallit. Flet edhe për planet për zhbllokimin e ndërtimit të aksit hekurudhor Kumanovë-Bellakovc, ndërsa paralajmëron edhe shpërnguljen e objektit të ri të Ministrisë së Transportit pasi të përfundojë pranimi teknik, për çka tashmë është formuar ekip nga ky resor.

Në vazhdim është intervista e plotë me Boçvarskin:

Pranuat që të zëvendësoni postin e kryetarit të komunës me atë të ministrit pikërisht në periudhën kur sërish ka fërkime për ndërtimet e paligjshme, njëra nga çështjet më të ndjeshme në shtet për të cilat statistika tregon se përkundër zgjidhjes ligjore për legalizim dhe disa afateve ato janë anembanë shtetit. Do të ketë zgjidhje për këtë problem dhe trajtim të barabartë për të gjitha ndërtimet?

– Për urbanizimin miratuam Ligj mjaftë të mirë dhe cilësor për planifikim urbanistik, të koordinuar tërësisht me të gjitha institucionet, BNJVL-në, komunat, odat, e që me të vërtetë ofron mundësi për rregullimin e hapësirës dhe përfundimisht përmes urbanizimit të arrijmë deri te efekti përfundimtar – zhvillim i jetesës humane në shtet. Çdo mjedis, çdo rajon në shtet ka specifikat e tij. Rajoni i Shkupit, metropoli, gjithmonë ka interes më të madh për zhvillim dhe urbanizim, por kjo duhet bërë me kujdes. Me këtë ligj të ri do të krijojmë trupa që do të kontrollojnë ndërtimin dhe në to do të përfshihen organizata joqeveritare, qytetarë, grupe të këshilltarëve dhe të gjithë do të kenë qasje në zhvillimin e ardhshëm të qyteteve. Nga ana tjetër, hasim në situatë në të cilën ka numër të madh të objekteve të ndërtuara që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të vijnë deri te modaliteti juridik i objektit të tyre dhe duhet doemos të mendohet se si të zgjidhen. Dikur kjo ka ndodhur për shkak të urbanizimit tepër të ngadalshëm dhe përmes të gjitha këtyre proceseve që kanë ndodhur në të kaluarën, njerëzit duke kërkuar mundësi dhe shans për ekonominë e tyre të bëjnë zhvillim të ekonomisë së tyre dhe të biznesit të tyre kanë nisur veprime të këtilla, për shkak të cilës arsye shtet këtu duhet t’i shikojë të gjitha aspektet. Është parashtruar ligj që para disa muajve në Kuvend dhe ai duhet në periudhën e ardhshme të aktualizohet dhe të bisedohet për këtë temë. Mund të theksoj se bëhet fjalë për ligj më cilësor sesa ai paraprak me atë që ka moment të ndëshkimit financiar. Ky është momenti se si duhet të fillojmë procesin e ndërprerjes së ndërtimit të objekteve të këtilla.

Me ligjin paraprak është parashikuar legalizim i çdo lloji të objekteve me çmim të kushtimit të legalizimit prej një euro për metër katror, ndërsa me këtë ligj do të paguhen 50 për qind më shumë nga shërbimet ekzistuese komunale në komunën ku gjendet objekti. Nëse në Shkup keni komuna ku shërbimet komunale janë 100 euro për metër katrorë, me këtë ligj secili që e ka shkelur në njëfarë mënyre dhe nuk ka nxjerrë leje do të paguajë 150 euro për atë që paraprakisht ka qenë një euro. Konsideroj se ky moment është i rëndësishëm në mënyrë që të dihet se kjo është njëra prej mundësive që ta ulim presionin nga ndërtimi i këtillë, e nga ana tjetër me Ligjin për planifikim urbanistik të kontribuojmë në rregullimin dhe të hyjmë në ujëra më të qeta në pjesën e urbanizimit. Për këtë ligj në periudhën e ardhshme do të diskutojmë, e në këtë periudhë bisedova me BNJVL-në, por edhe paraprakisht kur isha anëtar, se ka mbështetje nga kryetarët e komunave.

Thatë se sërish do të aktualizoni ligjin e parashtruar, a do të ketë ndryshime dhe çfarë do të ndërmerret me veprimin në terren për ndërtimet ekzistuese të paligjshme?

– Ligji është tashmë në procedurë parlamentare, gjegjësisht ky është ligji i njëjtë që është parashruar. Në momentin kur Kuvendi do ta aktualizojë Ministria do të jetë e gatshme të bisedojë me të gjitha grupet parlamentare dhe të gjitha palët e interesuara gjithsesi në fund të ditës në këtë demokraci parlamentare të miratohet ligj që do të rregullojë pjesën e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Por, gjithë ajo që është ndërtuar në zonat e mbrojtura të bregut të Ohrit dhe ndërtesat banesore me dedikim A2 nuk do të jenë objekt i legalizimit me këtë ligj, me atë që do të ndërpresim procesin e sendërtimeve të ndërtesave banesore, ndërtimeve të plota të ndërtesave të reja banesore. Kjo është një mbrojtje në mënyrë që të ndalen llojet e tilla të keqpërdorimeve. Ligji është shumë më restriktiv sesa ai paraprak dhe ka momentin e dënimit prej më shumë aspekteve

Aspekti i ndërtimeve të paligjshme nuk duhet shikuar vetëm nga kjo anë sipas ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, por edhe nga aspekti i mbikëqyrjes inspektuese. Nëse do të kemi ligj ose ndonjë moment të caktuar nuk kemi ligj të tillë nëse nuk kemi shërbime të fuqishme inspektuese njerëzit do të gjejnë mënyra dhe mundësi dhe do të realizojnë një lloj të tillë të objekteve dhe do të ndërtojnë në mënyrë të paligjshme. Pikërisht për këtë arsye konsideroj se në periudhën e ardhshme çështja numër një në të cilën duhet të fokusohemi si shoqëri është forcimi i këtyre shërbimeve inspektuese, t’i forcojmë kapacitetet. Kjo, para së gjithash, është çështje e komunave dhe gjithsesi si Ministri dhe Qeveri me rregullativë të caktuar ligjore t’u japim shansin të mbledhin lloj të këtillë të kuadrot që do të jetë i gatshëm që t’i kapë në mënyrë të shpejtë dhe efikase objektet e reja që do të fillonin të ndërtohen në të ardhmen në mënyrë të paligjshme. Pikërisht kjo, sipas meje, është çelësi se si duhet të ndërpritet përhapja e ndërtimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme.

A do t’i ndryshojë Ligji i ri për planifikim urbanistik situatat kur qytetarët reagojnë për ndërtime të paplanifikuara në disa lokalitete të caktuara, për shkatërrimin e sipërfaqeve të gjelbra …

– Jetojmë në shoqëri demokratike në të cilën duhet të synojmë drejt momentit që secili ta thotë mendimin e tij. Me Ligjin për planifikim urbanistik dhe Rregulloren e re që duhet ta nënshkruaj në ditët në vazhdim jemi duke bërë rregullimin maksimal në këtë pjesë dhe jemi duke e rregulluar me ligj që të ketë përfshirje të sa është e mundshme më shumë palëve të prekura gjatë miratimit të planeve të detajuara urbanistike ose çfarëdo akteve urbanistike pa anashkaluar me këtë rast qytetarët dhe të mos jenë të njoftuar, prandaj në momentet kur kjo do të kalojë në Këshill ose fillon të ndërtohet atëherë të dalin dhe ta shprehin revoltin e tyre. Për shkak të kësaj, të gjitha këto procese, përmes trupit pjesëmarrës, përmes votimit të dyfishtë në këshillat e komunës do të jetë edhe pendë ndaj kujdesit gjatë miratimit të planeve të këtilla. Besoj se si pushtet qendror ose si Ministri që i miraton rregullativat ligjore me përfshirje të plotë të të gjitha palëve kemi bërë gjithçka në këtë pjesë me Ligjin për planifikim urbanistik. Prandaj më tutje gjithsesi duhet t’i ndjekim proceset dhe të bëjnë thirrje për zgjuarsi të opinionit, të qytetarëve, që të përfshihen në këto procese publike meqë hapësira është resursi më i shtrenjtë që e kemi, duhet të rregullohet me kujdes dhe të mos lejojmë veprim të paligjshëm si në të kaluarën dhe të mos lejojmë byroja kryesore urbanistike të jetë në Ilindenska, në ministritë ose komunat, por pikërisht aty ku duhet – te arkitektët dhe planifikuesit, gjithsesi të kalojë edhe nëpër kanalet e vetëqeverisjes lokale dhe opinionit në mënyrë që përfundimisht kur do të filtrohet deri në fund të dalë si produkt që do të thotë jetesë humane. Por, nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh edhe se duhet doemos të llogarisim edhe në zhvillimin e ardhshëm që të mos bëjmë barriera tepër të fuqishme, dhe ta parandalojmë zhvillimin e shtetit. Pikërisht për shkak të kësaj konsideroj se kemi bërë zgjidhje të mirëfilltë dhe të mirë ligjore.

Tashmë një periudhë më të gjatë ka reagime nga odat ndërtimore për ngadalshmërinë e procedurave për lëshimin e lejeve ndërtimore.

– Këtu jam për shkak të aspektit për përshpejtimin e disa proceseve të caktuara, deri para një kohe të caktuar isha kryetar në një komunë në të cilën nuk kishte ngecur asnjë lëndë për leje për ndërtim. Do ta skanoj tërësisht gjendjen. Objektet e kategorisë së dytë janë nën kompetencën e vetëqeverisjes lokale dhe absolutisht këtu kryetarët e komunave duhet të jenë shumë të shkathët në

mënyrë që të jenë mbështetje serioze për investitorët, të lëshohen shpejtë leje të reja ndërtimore dhe të vazhdojnë proceset e urbanizimit me qasje humane dhe respektimin e të gjitha rregullativave.

Tashmë dy herë tregoni kryetarët e komunave duhet të… a nevojitet ndoshta intervenim ligjor në raport me përgjegjësitë e tyre?

– Nëse shkelet një ligj i caktuar absolutisht secili duhet të mbajë përgjegjësinë dhe pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për një funksionar të caktuar dhe nëpunës në institucionin në nivel qendror ose lokal secili duhet të mbajë përgjegjësinë e tij. Por, është shumë e rëndësishme edhe ajo që të gjithë jemi të zgjedhur në zgjedhje, qytetarët kanë votuar dhe kanë dhënë mbështetje në mënyrë që të zgjedhin njerëz që do të udhëheqin komuna, ministri, institucione, në mënyrë që t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve. Pikërisht për shkak të kësaj secili kryetar i komunës ka përgjegjësit e tij dhe ato përgjegjësi dhe obligime sipas ligjit duhet t’i respektojë. Jam i bindur se kemi kapacitet, dituri dhe mundësi si shoqëri që të lëvizim përpara. Me një pjesë të madhe të këtyre udhëheqësve të institucioneve njihem personalisht, i di kapacitetet e tyre. Bëj thirrje edhe gjithmonë t’i kushtohet kujdes ligjshmërisë meqë shumë shpesh lëndët e bllokuara kanë edhe lëshime të caktuara dhe probleme që absolutisht nuk guxojmë të lejojmë që të ndodhin. Objektet e kategorisë së dytë që në pjesën më të madhe ndërtohen në shtet janë në kompetenca të komunave, e për ato të kategorisë së parë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe në këtë aspekt gjithsesi është shumë e rëndësishme për mua për sendërtimin e Ministrisë me kapacitet dhe kuadër meqë edhe këtu mungon kuadër cilësor për të cilin tashmë bisedova edhe me shërbimet dhe biseduam me njerëz që janë të gatshëm këtu të japin mbështetjen e tyre. Bëhet fjalë për inxhinierë dhe arkitektë të cilët janë të gatshëm të dalin në ndihmë dhe të japin kontributin e tyre në Ministrinë. Duhet të përsosemi dhe përmirësohemi në mënyrë që të jemi më të shpejtë dhe më efikas në realizimin e lëndëve tona.

Çfarë tregojnë situatat për realizimin e investimeve kapitale të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve?

– Situatat i skanoj dhe nuk mund të jepet pasqyrë e përgjithshme. Secili sektor dhe aspekt i zhvillimit të investimeve kapitale në disa projekte të caktuara është i ndryshëm me përqindjet e realizimit. Në pjesën e ndërtimit të sistemeve të kanalizimit dhe ujësjellësit kemi me të vërtetë realizim të mirë deri tani, jam duke punuar edhe në fillimin e projekteve të reja që në dy javët e ardhshme duhet të fillojnë me shuma serioze të kostos, një pjesë përmes programeve të Ministrisë, e një pjesë përmes kreditimeve që i kemi. Në pjesën e ndërtimit banesor të gjitha mjetet që i ka Ministria për sivjet janë shpenzuar dhe biseduam nëse nevojitet të plotësohen këtu mjetet për deri në fund të vitit. Gjithsesi, gazifikimi shkon në drejtim të mirë kemi disa vërejtje dhe ngecje që duhet t’i mënjanojmë në disa javët e ardhshme dhe për të cilat tashmë është formuar ekip në Ministrinë që punon dhe së shpejti do të vazhdojë edhe ky projekt. Krahu drejt Manastirit tashmë është realizuar me diku 90 për qind dhe pres që së shpejti të jetë edhe i finalizuar. Nga ana tjetër, në pjesën e remontit të hekurudhave kemi realizim të mirë te infrastruktura hekurudhore, por ngecja ndodhë në hekurudhën e Korridorit 8 në aksin e drejtë nga Kumanova deri në Bellakovc, ku me vite të tëra ka vështirësi në ndërtimin dhe ka probleme. Janë siguruar mjete edhe për aksin e dytë, ndërsa për të tretin pjesërisht. I pari kushton rreth 40 milionë euro, i dyti 140 milionë, ndërsa i treti 140 milionë euro nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë. Bëhet fjalë për projekte të mëdha. Problemet nga aksi i parë bëjnë ngecje edhe për akset tjera meqë duhet në mënyrë rrjedhëse të lëvizin drejt kufirit me Bullgarinë. Për shkak të kësaj punojmë në mënjanimin e të gjitha vërejtjeve dhe problemeve që u paraqitën me

realizuesin dhe i cili ka parashtruar letër për ndërprerjen e marrëveshjes ende para se të marr këtë post. Këtu janë përfshirë edhe disa resorë të tjerë dhe qëllimi është të gjejmë se si projekti të vazhdojë dhe të kemi dinamikë serioze dhe përfundimisht të shohim progres të mirë. Hekurudha Manastir – Kremenicë është tashmë gati dhe është duke u bërë mbikëqyrje teknike e rregullsisë së ekipeve profesionale nga kompania “Iskra” dhe pres që në periudhën e ardhshme, ndoshta deri në Vitin e Ri, të arrijmë që aksi nga Manastiri deri te zona industriale të lëshohet për komunikacion, e më pas në komunikimin ndërkombëtar me Republikën e Greqisë të lëshohen në përdorim edhe ky aks. Investimet në infrastrukturën kthejnë një impakt serioz në ekonominë, një euro i investuar në infrastrukturën rrugore kthen 3,5 euro në ekonominë, kështu që duhet të bëjmë gjithçka që të vazhdojmë me zhvillimin infrastrukturor. Viteve të kaluara kemi pasur realizim të mirë në pjesën e rrugëve dhe do të vazhdojmë me dinamikën e tillë.

Përmendët ngecje në pjesën e gazifikimit, për çfarë bëhet fjalë?

– Në pjesën e gazifikimit kemi disa projekte infrastrukturore që duhet të jenë të aprovuara këtu në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve në mënyrë që të vazhdojë ndërtimi i disa pikave të caktuara në të dy korridoret – njëri është krahu drejt Manastirit, ndërsa i dyti është krahu drejt Gostivarit. Kjo është punë rrjedhëse për disa zhvendosje të caktuara dhe probleme që paraqiten në transhenë. Çdo zhvendosje të transhesë në një moment të caktua do të thotë edhe se duhet të ripërpunohen projekte infrastrukturore. Kjo është diçka në të cilën punohet në mënyrë rrjedhëse dhe nuk shikoj ndonjë ngecje më të madhe që mund të ndodhë. Besoj se ky projekt së shpejti do të jetë i përfunduar. Nga ana tjetër, Ministria e Ekonomisë punon në përfundimin e procedurave për përzgjedhje të realizuesve të rrjeteve sekondare nëpër qytetet në shtet meqë magjistralet së shpejti do të jenë gati, por pa ardhur deri te konsumatorët përfundimtarë magjistralet as që do ta përfundojnë punën për të cilën janë ndërtuar. Pres që të përfundojë me sukses ky proces dhe të kemi investitor që do të hyjë për të gazifikuar qytetet, zonat industriale edhe në Shkup edhe në brendi.

Nga projektet kapitale infrastrukturore, çfarë ndodhë me ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, për këtë verë paralajmërohej përurimi i kilometrave të parë, por kjo nuk ndodhi. Cila është arsyeja dhe si zhvillohen punimet në terren?

– Kërçovë-Ohër është një aks shumë i rëndësishëm i autostradës të Korridorit 8 për të cilin kemi fokus serioz bashkë me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH). Kjo është edhe tërheqje përpara të investimeve kapitale me përqindje dhe dinamikë serioze. Pikërisht për shkak të kësaj, jam i bindur se do të duhet shpejtë të gjejmë zgjidhje. Bëhet fjalë për objekt që ka filluar të ndërtohet në njëfarë mënyre nga kulmi, me projekt të keq dhe të vjetër pa pasur me këtë rast hulumtime serioze gjeomekanike përgjatë transhesë. Ka filluar të ndërtohet dhe në momentin kur realizuesit tashmë e depërtojnë transhenë fillojnë problemet dhe fillojnë të priten pjesët e pjerrëta meqë nuk kanë qenë të projektuara sipas të gjitha rregullave dhe normativëve. Me këtë rast sasi të mëdha të masës së tokës duhet të mënjanohen sërish nga transheja, të riprojektohet, të bëhen projekte të reja infrastrukturore për zgjerimin dhe për shpronësimin. Pikërisht këtu janë tani të gjitha ngecjet në këtë aks të autostradës. E dini se Kuvendi në të kaluarën miratoi edhe një aneks të Marrëveshjes përmes të cilit u siguruan mjete që përfundimisht projekti të ndërtohet. Pikërisht për shkak të kësaj menjëherë pas aprovimit të të gjitha këtyre projekteve infrastrukturore dhe shpronësimit që duhet të përfundoj pres dinamikë të fuqishme dhe përfundim të këtij projekti. Nuk do të kisha mundur të flas për afate në këtë moment, por mund t’ju siguroj se do të bëj çmos në mënyrë që autostrada të përfundojë sa është e mundshme më herët, por edhe të bëjmë të ditur se projekte të këtilla serioze kapitale në asnjë rast në të ardhmen nuk guxojnë të fillojnë me improvizime që gjatë ndërtimit do të na kërkojë mjete plotësuese nga njëra anë, e nga ana tjetër do të na bëjnë ngecje në afatet kohore.

Çfarë dhe edhe sa projekte infrastrukturore duhet të aprovohen?

– Për shkak të projektimit të sërishëm të pjerrësive paraqitet përfshirje plotësuese e transhesë dhe shpronësim plotësues. Në raport me atë se si është gjeomekanika në terren projektohen edhe pjerrësitë. Pikërisht për këtë arsye, projektet infrastrukturore që janë këtu në Ministrinë e Transportit dhe atyre që do të vijnë në mënyrë plotësuese nga projektuesit duhet t’i aprovojmë dhe në bazë të atyre projekteve të bëhet shpronësim plotësues i truallit që përfshihet dhe më pas të vazhdojë ndërtimi i këtyre pikave kontestuese të aksit.

Tani a punohet në terren?

– Ka punë në terren, por kjo nuk është me atë dinamikë siç dëshirojmë dhe presim.

Çfarë ndodhë me akset tjera të paralajmëruara të autostradave si Shkup-Bllacë, Kërçovë-Gostivar… deri ku janë procedurat?

– Për ndërtimin e autostradës kërkohet kohë serioze, projekte serioze. Pikërisht për shkak të këtyre aspekteve paraprake për të cilat fola duhet doemos të jemi tejet të kujdesshëm kur bëhet fjalë për autostradën Shkup-Bllacë, aty për pjesën e parë të transhesë, për aksin e parë, realizuesit tashmë janë përfshirë në punë, në rrjedhë janë punët përgatitore dhe presim që realizimi të fillojë me dinamikë të mirë. Jemi duke i bërë të gjitha supozimet, projektimet dhe studimet për autostradën nga Korridori 8 nga Kërçova deri në Gostivar dhe praktikisht lidhjen e Ohrit-Kërçovës të vazhdojmë përmes këtyre terreneve mjaft të vështira që i kemi. Do të bëjë çmos që të japim maksimumin në ndërtimin e rrugëve, të fokusohemi në atë meqë kjo është zhvillim dhe siguri më e madhe. Investimet që i pamë në të kaluarën mund të siguroj se do të jenë tërësisht të ndërprera në pjesën e ndërtimit të çfarëdo përmendoresh, fasadash, e prej të cilave nuk kishte kurrfarë leverdia kthyese ndaj qytetarëve. Pikërisht për shkak të kësaj financat do të jenë tërësisht të orientuara drejt ndërtimit të infrastrukturës rrugore.

Për një pjesë të ekspertëve ndërtimorë është befasi që në programin e Qeverisë u has edhe ndërtimi i autostradës Veles-Prilep-Manastir, duke marrë parasysh ndërtimin rrjedhës të autostradës Prilep-Gradsko …

– Konsiderojmë se duhet të bëhet analizë serioze, studim edhe për efektivitetin e kostos dhe gjithsesi për projektimin dhe për realizimin e autostradës së këtillë. Por, tashmë jemi duke punuar në projektimin e rrugës së shpejtë nga Mexhitlia deri në Manastir, ndërsa është duke u punuar në detyrë projektuese të Fakultetit të Ndërtimtarisë për zgjidhjen e autostradës Prilep-Manastir ku pas rezultateve dhe aspekteve të para që do t’i marrim edhe më tutje do të vazhdojmë me projektimin e aksit të këtillë të autostradës në rajonin e Pellagonisë që është shumë i rëndësishëm. Përgjatë gjithë kësaj kohe derisa bëhet procedura të reja për këto dy akse nga Mexhitlia deri në Manastir dhe Prilep nga ana tjetër bëjmë përpjekje që të zhbllokohet aksi ekzistues nga Gradsko që përbëhet prej tri seksioneve. Pjesa e parë është nga Gradsko deri në Drenovë, e dyta prej Drenovës deri në Farish, e treta nga Farishi deri në Prilep, gjegjësisht deri në Pletvar. Edhe këtu kemi ngecje, për njërin aks tashmë është shpallur tender meqë realizuesi atje e ka braktisur transhenë, e për aksin tjetër tashmë gjithashtu realizuesi tërhiqet, por bisedohet për marrjen e aksit nga ana e një kompanie tjetër. Për ne është më e rëndësishme që kjo rrugë përfundimisht të ndërtohet meqë kemi probleme serioze në komunikimin në këtë pjesë. Bëhet fjalë për Korridorin 10 që është shumë i rëndësishëm dhe infrastruktura që e ka shteti është me të vërtetë në gjendje të mjerueshme dhe të keqe. Pikërisht për shkak të kësaj së shpejti përmes NPRRSH-së do të shpallim tender për ndërtimin e korsisë së tretl deri në Pletvar kudo ku kjo nuk është, me çka do të kemi gjithashtu qarkullim më të mirë për transportin. Kur do ta kompletojmë aksin nga Gradsko deri në Prilep besoj se do të kemi përparim të mirë edhe nga ana tjetër nga Mexhitli deri në Prilep dhe atëherë do të kemi pasqyrë të qartë në cilin drejtim do të vazhdojmë me këtë aks të autostradës ose me infrastrukturë rrugore në këtë rajon.

Njëri prej sugjerimeve të ekspertëve rrugor me të cilët jemi konsultuar për analizën e programit qeveritar ishte se plaga kancer për rrugët tona është pikërisht mirëmbajtja e tyre …

– Konsideroj se kjo është me të vërtetë çështje kyçe në infrastrukturën rrugore. Nëse një rrugë, pa marrë parasysh nëse është autostradë, rrugë magjistrale ose rajonale, me vite të tëra rindërtohet e më pas rehabilitimi i tij mund të kushtojë shumë më tepër sesa mirëmbajtja e rregullt. Qeveria në tre vitet e kaluara ka rehabilituar më shumë se 800 kilometra rrugë në shtet, me çka treguam se kjo është lartë në agjendën, kështu do të vazhdojmë edhe më tutje, por gjithmonë mundet më tepër dhe më mirë që t’i investojmë mjetet me kohë në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në mënyrë që të mos na kushtojë kjo shumë më tepër.

A do të ketë mbështetje të re për sektorin e transportit, që ishte njëri prej më të prekurve nga pandemia, e si rezultat i së cilës veçanërisht në transportin mes qyteteve erdhi deri te anulimi ose reduktimi i vijave që tani e vështirëson udhëtimin e qytetarëve?

– Gjendja me krizën e kovidit na mëson që t’i shikojmë gjërat prej më shumë aspekteve. Shkaktoi probleme serioze në funksionimin kudo jo vetëm te ne dhe e pamë se sa mund të jemi të ndjeshëm. Shteti u dha mbështetje serioze kompanive kudo ku ishte e nevojshme, jo sipas sektorëve, por sipas asaj nëse kanë ulje të të ardhurave. Ishin ndërprerë një pjesë e mirë e linjave gjithashtu me kërkesë të vetë transportuesve, meqë nuk kishin kurrfarë efikasiteti të kostos që të qarkullojnë, meqë në atë periudhë nuk kushte kurrfarë qarkullimi. Në periudhën e ardhshme sërish do të shpallen këto linja, do të ketë thirrje, në mënyrë që sërish të vendosen linjat, gjithsesi në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse, por jeta duhet doemos të vazhdojë, ekonomia të qarkulloj dhe të përshtatemi me kushtet e këtilla. Në ditët në vijim do të realizoj takim me shoqatat transportuese, do t’i dëgjojmë mendimet e tyre dhe do të japim mbështetje maksimale sipas asaj që është e mundshme nga Qeveria dhe që mund ta përballojë buxheti. Kjo është fuqi lëvizëse e ekonomisë dhe do të bëjmë çmos për të ndihmuar. Ministria është e hapur për bashkëpunim.

Si ministër i ri a do t’i shpërngulni të punësuarit në objektin e ri të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve që, ndonëse është ndërtuar, me vite të tëra nuk është në funksion?

– Po, gjithsesi, ai objekt është ndërtuar. Tashmë kemi formuar një ekip që do të punojë në pranimin teknik në periudhën e ardhshme dhe menjëherë sapo të bëhet si institucion do të shpërngulet atje me qëllim që gjithë Ministria të jetë një objekt të njëjtë dhe të mos kemi shërbime të dispersuara në

objekte të ndryshme, me çka do të kishte kontroll dhe koordinim më të mirë të Ministrisë. Objekti i tanishëm që jemi duke e përdorur duhet t’i takojë një institucioni tjetër që gjithashtu kërkon hapësira të tij, jemi duke punuar në këtë problem dhe së shpejti do ta zgjidhim.

Lidija Vellkovska

Foto Frosina Naskoviq

Back to top button
Close
Close