BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Blumberg e paralajmëroi shitjen e kompanisë së tij nëse zgjidhet president i SHBA-së 

Majkëll Blumberg i cili kandidohet për nominimin presidencial të Partisë Demokratike, do ta shesë kompaninë e tij mediatike me po të njëjtin emër, që e bëri miliarder nëse zgjidhet president në nëntor, konfirmoi shtabi i tij zgjedhor.

Uashington, 19 shkurt 2020 (MIA) – Majkëll Blumberg i cili kandidohet për nominimin presidencial të Partisë Demokratike, do ta shesë kompaninë e tij mediatike me po të njëjtin emër, që e bëri miliarder nëse zgjidhet president në nëntor, konfirmoi shtabi i tij zgjedhor.

Popullariteti i Blumbergut në anketat po rritet dhe ai do ta bëjë paraqitjen e tij të parë sot në debatin në Las-Vegas.

Ish-kryebashkiaku i  Nju-Jorkut, paraprakisht tha se nëse zgjidhet, ai me shumë gjasa do të shesë Blumberg LP, një firmë për lajme financiare, konfirmoi mbrëmë shtabi i tij.

“Nëse zgjidhet, Majkëll do të shesë kompaninë,” tha zëdhënësja Galia Slajen.

Blumberg, i cili u kualifikua për debatin presidencial të kësaj jave të demokratëve në Nevada për herë të parë do t’i kundërshtojë rivalët demokratë për kandidaturë në zgjedhjet presidenciale, është pronar i pjesës më të madhe të kompanisë së formuar në vitin 1981.

Debati sot do të jetë i nënti që nga fillimi i garës së kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. ls/shk/

Back to top button
Close
Close