0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Blater mendon se Gjermania, Japonia ose SHBA-ja, mund të jenë nikoqirë të KB 2022 në vend të Katarit

Ish-kryetari i Federatës botërore të futbollit (FIFA), Zhozep Blater është i bindur se është i mundur transfer i Kampionatit botëror në vitin 2022 që duhet të luhet në Katar.

Berlin, 16 prill 2020 (MIA) – Ish-kryetari i Federatës botërore të futbollit (FIFA), Zhozep Blater është i bindur se është i mundur transfer i Kampionatit botëror në vitin 2022 që duhet të luhet në Katar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë nikoqirë në vitin 2022 në vend të vitit 2026. Ata janë të aftë, ky nuk është një trillim shkencor! Japonia mund ta bëjë të njëjtën gjë. Për fat të mirë, do të ketë vetëm 32 ekipe, jo 48. Nuk është e nevojshme asnjë përpjekje e madhe organizative. Gjermania gjithashtu mund të jetë nikoqire e turneut. Por, kjo do të thotë që pas vitit 2018 Mundiali do të organizohet sërish në Evropë. Kjo është arsyeja pse Evropa nuk do të jetë alternativa e parë”, deklaroi Blater për gazetën “Bild” të Gjermanisë.

Deklarata e ish-njeriut të parë të FIFA-s vjen pas aktakuzës për ryshfet të zyrtarëve të organizatës gjatë përzgjedhjes së nikoqirëve të Kampionatit botëror 2018 (luajtur në Rusi) dhe për vitin 2022. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close