0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Biznesmenët i shprehën kërkesat ministrit Besimi, ai pranoi një pjesë të tyre

Ulje e detyrimeve parafiskale, kalendari tatimor për parashikueshmëri më të madhe dhe njohja e shpenzimeve për testet për Kovid nga aspekti tatimor janë pjesë e kërkesave që biznesmenët nga Oda Ekonomike e Maqedonisë i drejtuan ministrit të Financave Fatmir Besimi.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Ulje e detyrimeve parafiskale, kalendari tatimor për parashikueshmëri më të madhe dhe njohja e shpenzimeve për testet për Kovid nga aspekti tatimor janë pjesë e kërkesave që biznesmenët nga Oda Ekonomike e Maqedonisë i drejtuan ministrit të Financave Fatmir Besimi.

Biznesmenët gjithashtu dëshirojnë të shqyrtohet edhe çështjen e taksimit të dyfishtë mbi sigurimin shëndetësor privat për të cilin tani paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin e fitimit.

“Mbi 20 për qind ne i paguajmë shtetit në mënyrë shtesë për sigurimin shëndetësor me të cilat duam t’i motivojmë të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe t’u mundësojmë atyre që të mbulohen nga shëndetësia për çdo rast. Ndoshta jemi i vetmi vend në botë që paguajmë dy herë më shumë shtetit për diçka me idenë e motivimit të punonjësve për të qëndruar në vend,” tha Zhivko Mukaetov nga Alkaloidi.

Në fushën e energjetikës kërkohet heqja e detyrimeve doganore për gazin natyror dhe rregullorja e akcizave të miratuara gjatë krizës Kovid kërkohet të shndërrohet në ligj, sepse është një rregullore e një natyre të përkohshme.

“Tarifa e gazit natyror e vendosur në vitin 1997 duhet të hiqet. Nuk ka nevojë që ajo të ekzistojë sepse ne nuk kemi prodhues të gazit natyror dhe ne e ngarkojmë ekonominë me këtë detyrim. Kjo nuk bëhet fjalë për shumë të madhe”, tha Andreja Josifovski nga “Makpetroll”.

Në takimin e parë në Odën Ekonomike pas emërimit të tij, Besimi përgjithësisht pranoi propozimet e biznesmenëve dhe për disa prej tyre ai tha se implikimet fiskale duhen parë. Kompanitë, siç u njoftua, mund të presin njohjen e shpenzimeve të testeve për Kovid nga pikëpamja e tatimeve dhe qëndrimi ndaj kërkesës për tatimimin të dyfishtë për sigurimin shëndetësor është pozitiv.

Paralajmëroi se shteti do të jetë garanc i firmave që më lehtë të mund të marrin kredi në bankat komerciale, ndërsa skema shtetërore e garancës të fillojë të funksionojë deri në fund të viti. sn/

Back to top button
Close
Close