BiznesBiznis.SlajderEkonomi

Biznesi kërkon tarifa doganore të harmonizuara me ato evropiane

Nevojitet harmonizim i tarifores doganore në vend me BE-në nëse duam  të kontribuojmë për zhvillim të kompanive industriale në vend. Ne kemi disa shkallë të shkurtëra më të larta doganore nga BE-ja,  me çka për shumë prodhime paguhet  tarifa më e lartë e panevojshme, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Trajan Angelovski, anëtar i Bordit Drejtues të Odës industriale pranë Lidhjes së Odave ekonomike.

Shkup, 30 janar 2020 (MIA) – Nevojitet harmonizim i tarifores doganore në vend me BE-në nëse duam  të kontribuojmë për zhvillim të kompanive industriale në vend. Ne kemi disa shkallë të shkurtëra më të larta doganore nga BE-ja,  me çka për shumë prodhime paguhet  tarifa më e lartë e panevojshme, theksoi në konferencën e sotme për shtyp Trajan Angelovski, anëtar i Bordit Drejtues të Odës industriale pranë Lidhjes së Odave ekonomike.

Siç sqroi Angelovski, vendi ynë ka  këmbim të madh tregtar me vendet e BE-së,  ndërsa vetëm dy nga pesë fqinjët tanë janë anëtarë të BE-së. Gjendja e tillë, sipas tij,  e fut çështjen se  tarifa jonë doganore duhet të harmonizohet  me atë të Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se shumë shkallë tatimore janë haruar që nga koha e ish Jugosllavisë dhe janë në mënyrë enorme  të larta,  duke cituar shembull  se disa shkallë në BE janë tre për qind, ndërsa në vend janë 15 për qind.

“Gjendja e tillë e ndërpret rrjedhën e tregtisë së lirë  dhe shumë nga lëndët  e para dukshëm i shtrenjton me çka  shumë investime potenciale për shkak të politikës së tillë doganore nuk kanë kurrfarë  pagueshmëri ekonomike dhe  kuptim  të realizohen në vendin tonë. Me shikim të asaj se  gjendja e tillë zgjat nga  pavarësia jonë,  propozojmë menjëherë të fillohet  me harmonizimin e tarifave që të jemi kompatibil me tregjet evropiane dhe  të gatshëm për asociacionin tonë të ardhshëm”, tha Angeleski.

Ai në konferencën për shtyp citoi edhe faktorë tjerë  plotësues të cilët, sipas tij,  duhej të kontribuojnë  për zhvillim të kompanive industriale në vend,  ndërsa ajo është  përparimi teknologjik i përshpejtuar me ndërtimin e zonave industriale, por edhe  investimet adekuate  në burimet e ripërtërira të energjisë.

Angelovski apelon të themelohet fond republikan me qëllim të ndërtimit të zonave të reja dhe të ofrohen  lokacione adekuate  me infrastrukturë të vendosur, gaz, ujë, energji elektrike dhe kushte tjera që të mund, siç tha,  kompanitë të mos humbin energji të aktiviteteve të cilat nuk janë  veprimtaria e tyre parësore,  por të kenë  hapësirë të mesme të lirë dhe të kompletuar për investime.

“Modernizimi i prodhimtarisë, rritja e kapaciteteve dhe ngritja e standardeve janë procese të rëndësishme investuese të cilat kompanitë duhet t’i ndërmarrin  për përshpejtim  të përparimit teknologjik,  megjithatë tërë kjo nuk është e mundur të bëhet në livadh,  nevojitet vetëqeverisjet lokale shtetërore, Qyteti i Shkupit t’i përfundojnë  obligimet e tyre që kompanitë industriale të funksionojnë pa ndërprerë, të zhvillohen dhe të shënojnë  rezultate pozitive që të kontribuojnë për zhvillim të shtetit”, tha Angelovski.

Sipas tij, gjendja e zonave ekzistuese industriale është në nivel shumë të ulët, nsërsa si shembull e citoi zonën Çojlija e cila gjendet pranë aeroportit të Shkupit dhe nuk ka infrastrukturë rrugore. Zona industriale në Hipodrom nuk ka mbikalim,  i cili është në plan të realizimit,  por asesi të fillojë,  ndërsa edhe në zonat tjera problemet janë të ngjashme.

Shumë kompani, siç tha,  kërkojnë lokacione për ndërtim të objekteve të reja, megjithatë lokacione  ose nuk ka ose  çmimi i tyre është tepër i lartë  dhe është ndër më të lartat në rajon.

Oda industriale thekson se industritë moderne në botë çdo ditë mundohen të arrijnë efikasitet energjetik maksimal dhe sa më shpejtë që është e mundur të investojnë  në burimet e ripërtërira të energjisë,  me qëllim që t’i zvogëlojnë  shpenzimet për prodhimtari dhe në atë mënyrë të arrijnë konkurencë maksimale të prodhimeve të tyre.

“Në vendin tonë  kompanitë bashkëkohore nga sektori industrial mundohen t’i ndjekin këto trende, megjithatë shteti ynë  nuk ka dëgjuar për trendet  botërore ekologjike bashkëkohore,  në të kundërtën, investimet e tilla nuk mbështeten. Kërkohen  pothuajse  leje të njëjta nga Komisioni rregullator për energjetikë si për REK Bitola, ashtu edhe për çdo elektranë sollare  e cila vendoset në kulmet  e objekteve industriale”, tha Angelovski.

Projektet e llojit të tillë, siç tha,  duhet financiarisht dhe në mënyrë ligjore me procedura të thjeshta të mbështeten me qëllim që kompanitë të motivohen  të bëjnë hap të tillë të investimeve dhe me EKO investimet e tyre  të kontribuojnë për rrethinë  më të pastër njerëzore. sa/

Back to top button
Close
Close