0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Bislimoski: Ekziston mundësi faturat për marsin, prillin dhe majin të paguhen me këste

Ekziston mundësi që faturat për energjinë e shpenzuar elektrike për marsin, prillin dhe majin të paguhen me këste për shkak të gjendjes aktuale me koronavirusin, porositi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.

Shkup, 27 mars 2020 (MIA) – Ekziston mundësi që faturat për energjinë e shpenzuar elektrike për marsin, prillin dhe majin të paguhen me këste për shkak të gjendjes aktuale me koronavirusin, porositi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski.

“Ekziston mundësi  për këto muaj të ndahen në këste me qëllim të mos jenë ngarkesë e konsumatorëve. Krahas kësaj edhe konsumatorët të cilët paraprakisht janë shkyçur për shkak të faturave të papaguara për energji elektrike sërish janë kyçur në rrjet”, tha Bislimoski në edicionin e lajmeve në TV Kanal 5.

Theksoi se vendosja e tarifës së lirë për energji gjatë tërë ditës ekonomikisht është e pamundur.

“Analiza jonë tregon se nëse vendoset tarifë e lirë për energji elektrike gjatë tërë ditës për një familje mesatare shpenzimet do të uleshin për 400 denarë në nivel mujor, ndërsa shpenzimi i përgjithshëm për vendosjen e tarifës së lirë do të ishte 5,5 milionë euro në muaj” saktëson Bislimoski.

KRRE-ja, siç tha, ka kërkuar nga BEG-u ta rrisë kufirin për kyçjen e ngrohjes qendrore në Shkup nga temperatura minimale prej 15 gradëve, siç është përcaktuar, në 16 dhe 17 gradë celsius. “Këtë BEG-u tashmë e realizon”, potencoi Bislimoski. ar/

Back to top button
Close
Close