BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Bisedime midis SHBA-së dhe Kinës më 15 gusht për marrëveshjen tregtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina u pajtuan që më 15 gusht të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë, me qëllim që të dakordohen për marrëveshjen tregtare dypalëshe të nënshkruar paraprakisht sivjet, publikoi sot "Uollstrit zhurnal". 

Uashington, 5 gusht 2020 (MIA) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina u pajtuan që më 15 gusht të zhvillojnë bisedime të nivelit të lartë, me qëllim që të dakordohen për marrëveshjen tregtare dypalëshe të nënshkruar paraprakisht sivjet, publikoi sot “Uollstrit zhurnal”.

Në bisedimet do të marrin pjesë përfaqësuesi tregtar amerikan Robert Lajticer dhe zëvendëskryeministri kinez Lui He.

Siç shton gazeta, ata do të fokusohen në fazën e parë e cila do të kërkojë përkushtim të Kinës për përforcimin e importit për 200 miliardë dollarë amerikanë gjatë dy viteve.

Bisedimet do të zhvillohen përmes video-konferencës. ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close