BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Bisedë telefonike Pompeo-Plenkoviq

Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo mbrëmë pati një bisedë telefonike me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, komunikoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Uashington, 19 maj 2020 (MIA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo mbrëmë pati një bisedë telefonike me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, komunikoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Në komunikatë theksohet se Pompeo dhe Plenkoviq në bisedë e kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe luftën kundër Kovid-19.

Ata kanë diskutuar gjithashtu edhe për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

Pompeo uroi Kroacinë për kryesimin e saj me Këshillin e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe për fokusin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, theksohet në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close