BallkanBallkan.Portal

Bisedë telefonike Erdogan- Tramp

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka realizuar bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, njofton Agjencia Anadollu

Stamboll, 15 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka realizuar bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, njofton Agjencia Anadollu.

Kjo përmes një kumtese është konfirmuar nga Sektori për komunikim i presidencës turke ku thuhet se dy presidentët kanë biseduar për çështjet dypalëshe si dhe për ndodhitë në rajon.

Erdogan dhe Tramp kanë theksuar se sulmet e autoriteteve siriane janë të papranueshme dhe kanë shkëmbyer mendime për atë që menjëherë t’i jepet fund krizës në Idlib.

Sipas kumtesës, dy liderët kanë theksuar në nevojën e vënies së serishme të paqes dhe stabilitetit në Libi.

Dy presidentët kanë arritur ujdi për fillim të serishëm të negociatave me qëllim të rritjes së vëllimit të tregtisë bilaterale në 100 miliardë dollarë. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close