0_Magazinë.Portal0_Web_AktualeKuriozitete

Bill Gejts: Fejsbuk është fajtor për përhapjen e shpejtë të koronavirusit

Themeluesi i "Majkrosoft"-it Bill Gejts ka fajësuar Fejsbukun dhe rrjetet e tjera sociale për përhapjen e shpejtë të koronavirusit në SHBA, për shkak të dezinformimeve në të.

Sakramento, 3 korrik 2020 (MIA) – Themeluesi i “Majkrosoft”-it Bill Gejts ka fajësuar Fejsbukun dhe rrjetet e tjera sociale për përhapjen e shpejtë të koronavirusit në SHBA, për shkak të dezinformimeve në të.

“Çfarë inovacioni kemi parë? Fatkeqësisht, teknologjitë digjitale dhe platformat kanë kontribuar ndoshta në përhapjen e asaj që unë konsideroj si ide të çmendura. Rrjetet sociale mund të ishin edhe më të dobishme për t’u marrë me kriza të tilla dhe të ngjashme, nëse sigurohej ndarja e të dhënave të sakta dhe të besueshme”, deklaroi Gejts në intervistë.

Ai më tej shtoi se dezinformatat kanë bindur shumicën e popullatës se disa masa kundër Kovid-19, si mbajtja e maskave ​​dhe distanca fizike, nuk kanë qenë të nevojshme.

Që nga fillimi i pandemisë, platformat kanë përhapur teori të ndryshme konspirative dhe gënjeshtra që lidhen me koronavirusin. Për shembull, është argumentuar se kullat e reja të teknologjisë së komunikimit pa tel 5G kontribuojnë në përhapjen e infeksionit, dhe se 5G sulmon dhe dobëson imunitetin e njerëzve. Këto janë të dhëna të paverifikuara, të pasakta dhe false. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close