0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Bild: Të paktën 30 të lënduar në incidentin në Folkmarsen

Të paktën 30 persona sot janë lënduar kur një makinë ka hyrë në sfilatën e karnavalit në qytetin Folkmarsen, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, bëri të ditur "Bild".

Berlin, 24 shkurt 2020 (MIA) – Të paktën 30 persona sot janë lënduar kur një makinë ka hyrë në sfilatën e karnavalit në qytetin Folkmarsen, në pjesën perëndimore të Gjermanisë, bëri të ditur “Bild”.

Sipas pretendimeve të gazetës, rreth një e treta e personave janë lënduar rëndë, ndërsa mediat britanike theksojnë se policia tani për tani nuk e ka konfirmuar këtë numër.

Policia paraprakisht njoftoi se në sulmin ka 15 pjesëmarrës të lënduar në karnaval.

Mediat gjermane bënë të ditur se mes të lënduarve ka edhe fëmijë dhe citojnë dëshmitarë të cilët pohojnë se shoferi me qëllim ka hyrë me makinë në masën e njerëzve.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close