EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

“Bild”: A ka gjetur një mjek gjerman “kombinim fitues” për mjekim të të infektuarve me Kovid-19

- Një mjek amerikan i cili shëron pacientë të infektuar me Kovid-19 në Monro tashmë tri javë është shumë i suksesshëm në këtë dhe nuk ka raste të vdekjes, sepse po përdor kombinim të disa ilaçeve, transmeton gazeta gjermane "Bild".

Berlin, 8 prill 2020 (MIA) – Një mjek amerikan i cili shëron pacientë të infektuar me Kovid-19 në Monro tashmë tri javë është shumë i suksesshëm në këtë dhe nuk ka raste të vdekjes, sepse po përdor kombinim të disa ilaçeve, transmeton gazeta gjermane “Bild”.

Bëhet fjalë për mjek, Vladimir Zev Zelenko, i cili kujdeset për rreth 1.000 të infektuar, prej të cilëve askush nuk ka ndërruar jetë, ndërsa vetëm tre persona duhej të shkojnë në respirator.

Zelenko përdor trajtim me disa ilaçe, transmeton “Bild”.

“I shqyrtova të dhënat nga Koreja Jugore dhe Franca dhe kështu erdha deri te kombinimi i ilaçeve”, sqaroi ai për gazetën gjermane.

Receta e tij është përzierje e ilaçeve, e prezantuar me letër të hapur, në të cilën reagonte presidenti Donald Tramp.

Sipas metodës së re të mjekimit, pesë ditë pacientët përdorin ilaçe me hidroksiklorokin, bashkë me azitromicin dhe cink sulfat.

Problemi qëndron në atë që efikasiteti dhe efektet e padëshiruara të këtij kombinimi nuk janë përfshirë me studimin.

“Pacientët nuk ka temperaturë, probleme me zemrën ose efekte të tjera të padëshiruara. Ata vetëm flasin për dijare të lehtë”, tha Zelenko për “Bild”. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close