0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Bilanc i ri në Hubei: Nga koronavirusi i ri kanë vdekur 1.789, janë infektuar 59.989

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në provincën qendrore kineze Hubei është rritur prej dje për 93 dhe tani ka arritur 1.789.

Pekin, 18 shkurt 2020 (MIA) – Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në provincën qendrore kineze Hubei është rritur prej dje për 93 dhe tani ka arritur 1.789.

Në Hubei, vatra e virusit Kovid-19, janë regjistruar 1.807 raste të reja, me të cilat numri i përgjithshëm arriti 59.989.

Informacionet më të reja u publikuan në ueb faqen e komisionit për shëndetësi në këtë provincë të Kinës. Mes personave të cilët e humbën jetën në Vuhan është edhe drejtori i spitalit. Pothuajse 90 për qind e rasteve të reja janë kryeqytetin e provincës, ku jetojnë rreth 11 milionë njerëz. sn/ 

Back to top button
Close
Close