EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Bilanc i ri i koronavirusit në Francë: Kanë vdekur 1.995 persona, 32.964 të infektuar, 3.787 persona në kujdes intensiv

Drejtori i përgjithshëm për Shëndetësi, Zherom Salomon, publikoi se në Francë deri më tani ka pasur 1.995 raste të vdekjeve nga Kovid-19, prej të cilëve 299 raste në 24 orët e fundit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 27 mars 2020 (MIA) – Drejtori i përgjithshëm për Shëndetësi, Zherom Salomon, publikoi se në Francë deri më tani ka pasur 1.995 raste të vdekjeve nga Kovid-19, prej të cilëve 299 raste në 24 orët e fundit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Krahas kësaj,  32.964  raste janë konfirmuar me testin PCR. Të dhënat nga 623 institucione shëndetësore tregojnë në atë se 15.732 janë hospitalizuar për infeksion me Kovid-19, derisa 3.787 janë në kujdes intensiv në gjendje serioze.

Një e treta e pacientëve të hospitalizuar janë më të rinj se 60 vjet, 42 më të rinj se 30 vjet. Krahas kësaj, 85 për qind e rasteve të vdekjes janë të moshës mbi 75 vjet. Numri i të shëruarve është 5700.

Dje ka pasur 3.788 vizita në urgjencë të personave për të cilët dyshohet se kanë koronavirus, gjithashtu, ka pasur 1.384 intervenime nga ana e  mjekëve të SOS-mjekë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm për shëndetësi, 5 për qind e personave me koronavirus janë hospitalizuar. tg/ar/

 

Таг
Back to top button
Close
Close