
Los-Anxhelos, 25 nëntor 2020 (MIA) – Ylli i popit Bijonse fitoi më shumë ose gjithsej nëntë nominime për çmimet e radhës Gremi. Në mesin e tyre edhe për këngën e vitit, u njoftua sot nga organizatorët.
Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare Dua Lipa, Tejlor Suift dhe reperi Rodi Riç kanë secili nga gjashtë nominime në edicionin e 63-të të ceremonisë. Fituesit do të shpallen më 31 janar të vitit të ardhshëm.
Lipa dhe Suift po garojnë për çmimin më të rëndësishëm – Albumin e Vitit – së bashku me Post Mallon, Kolldplej, Haim, Xhejkob Kollier, Blek Puma dhe këngëtaren e “alternative të ar-en-bi” Xhejn Aiko.
Bijonse është në nominimet, kryesisht për këngën “Blek Parejd”, e cila feston kulturën dhe aktivizmin e afroamerikanëve, ndërsa u lëshua gjatë protestave të vitit të kaluar kundër racizmit sistematik dhe brutalitetit të policisë kundër afroamerikanëve. “Blek Parejd” do të konkurrojë për këngën dhe videon e vitit, së bashku me “Dont start nau” nga Dua Lipa.
Albumi i këngëtares Tejlor Suift – “Folklor” u nominua për Albumin e Vitit, ndërsa kënga e saj “Kardigan” – për Këngë të Vitit.
Kategoria e “Artistit të ri më të mirë” përfshin reperët Megan Di Stallion dhe Doxha Ket, si dhe artisten alternative Fibi Bpixhers. bs/shk/