0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Bi-Bi-Si: Xhonson transferohet në kujdes intensiv pasi përkeqësohet situata

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, është dërguar në kujdes intensiv në spitalin "Sent Thomas" në Londër, pasi gjendja e tij shëndetësore, e shkaktuar nga koronavirusi, është përkeqësuar, kumtoi Dauning strit.

Londër, 6 prill 2020 (MIA) – Kryeministri britanik, Boris Xhonson, është dërguar në kujdes intensiv në spitalin “Sent Thomas” në Londër, pasi gjendja e tij shëndetësore, e shkaktuar nga koronavirusi, është përkeqësuar, kumtoi Dauning strit.

Siç transmetoi Bi-Bi-Si-ja, zëdhënësi i kryeministrit deklaroi se ai është dërguar në kujdes intensiv pas këshillave të ekipit të tij mjekësor dhe në këtë moment gjendet nën “kujdes të shkëlqyeshëm”.

Kryeministri kërkoi nga ministri i Punëve të Jashtme, Dominik Raab, që ta zavendësojë “aty ku nevojitet”, shtoi zëdhënësi.

Kryeministri britanik (55) mbrëmë është pranuar në spital në Londër, me simptome të koronavirusit.

Xhonson fillimisht u dërgua në spital në teste rutinore, pasi para 10 ditëve ishte pozitiv në koronavirus. Simptomet ishin temperatura e lartë dhe kollitja. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close